MC Networking

Ngjarja në QSUT, ashensori ku ndodhej pacientja ra nga kati zero në -1

Gazetarja e MCN Tv Ana Haxhimali sjell detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një paciente, infermieri dhe barrelisti që po e transportonte mbetën të dëmtuar si pasojë e një defekti në ashensor.

Haxhimali bën të ditur se pacientja vuante nga tromboembolia pulmonare dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se ashensori ka bërë rënie nga kati zero deri në katin -1. Si pacientja, edhe barrelisti dhe infermieri ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen policia tha se rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të dielës, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

QSUT bëri të ditur se pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.

QSUT informoi se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi.

Ndërkohë pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.

Defekt në ashensorin e spitalit “Nënë Tereza”, dëmtohet pacientja dhe barrelisti

QSUT reagon për ngjarjen në ashensor: Presim ekspertizën për të vlerësuar shkakun e incidentit

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Ngjarja në QSUT, ashensori ku ndodhej pacientja ra nga kati zero në -1 | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.