MC Networking

Vizita e Erdogan në Athinë, Ejupi: Hapja e një epoke të re duke lënë pas inatet

Gazetari Abdylvehap Ejupi nga Turqia, vizitën e sotme të Presidentit turk Recep Tayip Erdogan në Athinë, e cilëson mjaft të suksesshme.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se që të dy vendet i nisën marrëdhëniet pas fatkeqësive që i përfshinë, ku Turqia u godit nga tërmeti dhe Greqia nga zjarret, duke dhënë ndihmë reciproke.

Është duke u zhvilluar një vizitë mjaft e suksesshme për të dy vendet. Pikënisjet e kësaj epoke të re ishin fatkeqësitë në dy vende.

Fillimisht tërmeti në Turqi dhe zjarri në Greqi, ku pati ndihma nga të dyja vendeve, ishte pikënisje mes dy liderëve.

Është hapja e një epoke të re, pasi kemi një progres shumë të madh në çështjet e tregtisë, luftën anti-terror. Është një gamë e gjerë e zhvillimeve e cila disa muaj më herët as nuk ishte menduar.

Vendimi është që të hapin një epokë të re, të lënë inatet mbas dhe të shikojnë çështjet që i bashkojnë të dy vendet, nxitja e shkëmbimit tregtar që të dyfishohet.

Por edhe çështje të tjera, për ndalimin e emigracionit, çështjen e vizave dhe çështje të tjera rajonale. Interesi shtetëror vjen para interesit personal.

Të dy vendet kanë lënë mënjanë retorikën ditore dhe janë fokusuar në çështje me rëndësi për dy shtetet.

Të dy shtetet e kanë marrë seriozisht çështjen e kontesteve mes dy vendeve dhe çështjet e hapura vetëm do të hidhnin zjarr.

Do fokusohen vetëm në çështjet pozitive, si tregtia, çështja e emigrantëve dhe vizave dhe nuk duan që të diskutohen çështje të vështira, si përcaktimi i vijave detare në Mesdhe, apo çështja e Qipros.

Besoj se qëllimi është që çështjet e lehta të diskutohen dhe arrihet një marrëveshje dhe çështjet e rënda të diskutohen më tej.

Sa i takon sovranitetit të ishujve në Egje për të cilat Erdogan ka thënë se do të zgjidhen në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, çdo çështje do të vijë në gjykatë dhe do të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare.

Deri sa të arrijmë në atë moment, të dy shtetet mundohen që deri në atë moment të zhvillojnë marrëdhënie pozitive.

Turqia dhe Greqia janë dy vende që kalojnë rrugët tregtare detare më të mëdha.

Çështja e gjykatës është çështje shumë specifike dhe merr shumë kohë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Vizita e Erdogan në Athinë, Ejupi: Hapja e një epoke të re duke lënë pas inatet | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.