MC Networking

Raporti i BB, Tomorri: Ulja e varfërisë, reflektim i rritjes së remitancave dhe pagave

Në një raport të fundit, Banka Botërore vlerëson se ekonomia e Shqipërisë u rimëkëmb fuqishëm nga kriza e COVID-19 ne vitin 2021. Rritja vlerësohet në 8.5%, ndërsa shkalla e varfërisë ka rënë ndjeshëm nga 31.3% në 22%.  Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari Klodian Tomorri tha se kjo rritje reflekton rimëkëmbjen nga pandemia dhe rritjen e pagave e remitancave.

Ishte normale që ekonomia të kishte një rimëbëmbje të fortë. Ka qenë vit pozitiv që ka bërë të mundur rikthimin e ekonomisë në nivelet para pandemisë. Nëse shikon të dhënat, vë re rritjen e pagave dhe remitancave. Janë burime të ardhurash që prekin të gjithë popullsinë.

Ka edhe një ndryshim të metodologjisë në mënyrën si BB përllogarit varfërinë. Llogaritja bëhet duke marrë për bazë të ardhurat. A mundet ekonomia t’i ruajë këto rritje?

Niveli mbi të cilin matet varfëria është standard në të gjitha vendet. Është vendosur 5.5 dollarë.  Arsyet për uljen e varfërisë janë se BB vëren rritje të të ardhurave. Janë rritur remitancat, është rritur paga reale në sektorin formal të ekonomisë me 4%, është rritur paga minimale me 13% dhe kemi pasur një rimëkëmbje të jashtëzakonshme me rihapjen e ekonomisë. Nuk mendoj se turistët rusë janë një zë i rëndësishëm në tortën turistike të Shqipërisë. Fluksi nga Ukraina në Shqipëri është i lartë. Rreth 30% e çarterave me turistë janë nga Ukrainë. Sa u takon turistëve rusë, vendimmarrja i takon qeverisë.

 

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top