MC Networking

PREZANTIMI ZYRTAR I MCN TV

MCN TV është një television gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale,  filma, dokumentarë etj. Ky television ka në dispozicion të prodhimit të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, ku transmetohen emisionet dhe produksionet e prodhuara nga vetë rrjeti.

 

Nën  logon e MCN TV, publiku do të informohet, argëtohet dhe edukohet nga programet më të mira në tregun televiziv shqiptar, të sjella në ekran nga emra të famshëm dhe të suksesshëm shqiptarë dhe të huaj.

Siç konsiston edhe nga vetë emri i këtij televizioni të ri gjeneralist, në fokusin e tij do të jenë temat e ndryshme, anët jetësore ose dukuritë e rëndësishme të cilat pasqyrohen nëpërmjet një objekti studimor, një programi argëtues apo një emisioni informues.

 

Historiku

MCN TV nisi më 1 maj të vitit 2015 si një television online informativ. Pas më pak se një viti, tanimë ky television ka marrë dimensionet e një televizioni gjeneralist bashkëkohor me një programacion të pasur me programe argëtuese dhe informuese për publikun e gjerë.

 

MCN TV ka në dispozicionin e saj një arkivë informative të pasur 13-vjeçare, që përfshin rreth 10.000 orë lajme, kronika dhe ngjarje nga më të ndryshmet të këtyre 13 viteve të fundit, 5.000 orë filma artistikë, 20.000 orë seriale dhe telenovela të huaj me shikueshmërinë më të lartë, 2.000 orë dokumentarë dhe reality-show shqiptarë dhe të huaj.

 

MCN TV - Lajme

Lajmet e MCN TV, një prioritet për profesionalizëm dhe saktësi. Objektivi i MCN TV është pasqyrimi i aktualitet , jetës politike, ekonomisë, kulturës, sportit. Informacioni në televizionin tonë vjen në mënyrë të shpejtë, të thelluar, të pafiltruar dhe shkon përtej lajmit duke analizuar fenomenin që ai sjell. Ky departament përfshin një staf gazetarësh profesionistë dhe të guximshëm, të aftë për të pasqyruar dinamizmin e këtij televizioni avangardë.

 

MCN TV –Programe

Programet në MCN TV kanë një shpërndarje të gjerë në tematika dhe grupmosha. Në këto programe përfshihen emisione aktualiteti, politike, ekonomie, shëndetësore dhe sociale me emra të njohur në prezantimin e tyre.

Seriale më të reja të huaja me të drejta ekskluzive për MCN TV të cilat do të jenë në zonën “Prime time” të këtij televizioni. Seriale turke dramatike, seriale amerikane, seriale greke, telenovela spanjolle etj.

Arkiva e pasur dhe shumëvjeçare e filmave përfshin filma të huaj të të gjitha zhanreve dhe grupmoshave, që nga filmat me kartona për fëmijë, filmat për adoleshentë dhe filmat artistikë.

 

Një gamë e gjerë dokumentarësh transmetohen në MCN TV, duke filluar nga ata historikë, kulturorë, muzikorë, shkencorë, gastronomik etj.

 

MCN TV është televizioni ku çdokush gjen veten!

 

MCN TV bazon suksesin e saj mbi kombinimin e teknologjise ne TV me nje staf te zgjedhur, nder te cilet mund te permendim

Drejtor i përgjithshëm

Endri Meksi

Drejtor Informacioni

Skerdilajd Zaimi

Kryeredaktor

Leonard Mitro

 

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top