MC Networking

Defekt në ashensorin e spitalit “Nënë Tereza”, dëmtohet pacientja dhe barrelisti

Dy persona kanë mbetur të dëmtuar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ngjarja është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës.

Më konkretisht rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top