MC Networking

Inceneratorët, Këlliçi: Si u vodhën 2 milionë euro me marrëveshjen për dherat

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Belind Këlliçi u ndal te çështja e inceneratorëve dhe marrëveshja për dherat, e cila sipas tij i ka sjellë skemës fitim shtesë.

Në 2017 u firmos kontrata koncesionare për inceneratorin e Tiranës. Për depozitimin e mbetjeve, u firmos me pëlqimin e Veliajt pa pyetur Këshillin Bashkiak. Në studimin e fizibilitetit është vendosur 29 euro për ton dhe nuk është parashikuar tarifa që bashkia merr për dherat. Në 2018 një pjesë e drejtorëve të 5D firmosën marrëveshje bashkëpunimi. Taulant Tusha, Ermal Kapllani dhe inspektorati vendosen në shërbim të biznesit të inceneratorit të landfillit.

Këtu sqarohet për një nga kompanitë e ndërtimit, nën sekuestro tani se pronari akuzohet për pastrim parash. Katër ditë pasi është firmosur kontrata, fillojnë dherat. Vetëm kjo ka rreth 2 milionë euro të depozituara, nuk janë të përfshira në kontratë. Pra, lekët i merr inceneratori, personat që janë në kërkim. Janë 2 milion euro, një kompani ndërtimi. Pra janë bonus përtej asaj që ishte përcaktuar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top