MC Networking

Këlliçi: E kam paralajmëruar gjashtë ditë para vizitën e Veliaj në Holandë. Ka shkuar se është në hall të madh për financimin e inceneratorit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Holandë.

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, thotë në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv se Veliaj ka shkuar në Holandë që të takohej me pronarët e inceneratorit të Tiranës në një vizitë të kamufluar sikur është në Rotterdam.

Sipas tij, Veliaj, është në hall të madh për financimin e inceneratorit, teksa skema e financimit të tij ka rënë dhe problemet ligjore kanë dal në pah.

Ne organizojmë çdo të premte proteste dhe dalin denoncime të reja, dalin dokumente të reja dhe sigurisht kjo protestë që behet para bashkisë, do ët ketë edhe një pikë kuminate që do të jete në javët ne vijim.

Ndërkohë çdo të premte që ne aty mblidhemi themi disa të vërteta për bashkinë Tiranë. javën e kaluar unë e kam thënë publikisht që ditën e sotëm me 25, Erion Veliaj, do të shkoj në Holandë për shkak se atje është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit të Tiranës, e ‘Integretited Energy’, BVSBV që është në Tiranë, dhe për shkak se këtyre u ka rënë skema e financimit të projektit kanë marrë një kosto të jashtëzakonshme dhe problemet ligjore kanë bërë të veten, dhe ky është në një hall të madh.

Nuk po gjen dot financimin e ndërtimit të inceneratorit, janë dhënë 132 milion € dhe aty incerenator nuk ka.

SPAK për këto 6 ditë nuk di të ketë bërë gjë, dhe unë ka 6 ditë që e kam paralajmëruar këtë vizitë dhe sot ai e ka konfirmuar vet në Roterdam, dhe ndërkohë ka shkuar për këtë arsye që po ju them unë;

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top