MC Networking

Bushati: Rama nuk e lëshon Veliajn se i duhet akoma, korrupton në emër të pushtetit

Gazetari Andi Bushati thotë se pavarësisht skandalit të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, kryeministri Rama vijon ta mbështesë kryebashkiakun Veliaj. Kjo sipas tij, sepse Veliaj i duhet për shkak të influencës që ka në Partinë Socialiste.

Rama e mbrojti Veliajn. Deri tani, Rama nuk e shet Veliajn. Në politikë nuk ka miqësi dhe dashuri të përjetshme. Sot unë mendoj që Rama e mbështet Veliajn. E mbështet se është i vetmi në PS që ka influenca në drejtësi, ka një grup parlamentar dhe kontrollon si askush tjetër median.

Rama i kontrollon mediat përmes Erion Veliajt. Çantat nuk i çon Rama nëpër televizion, pavarësisht se përfiton. Mendoj se Rama bën llogaritë se Veliaj akoma i duhet.

Banka Veliaj, Ramës i duhet për zgjedhjet e ardhshme. Deri në zgjedhjet e ardhshme, pa i marrë gjithçka që i ka dhënë nuk e godet. Rama ka investuar te lali, pa marrë mbrapsht investimin nuk e lë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top