MC Networking

Shkrimi nga RAI3/ Sejamini: Rama nuk do hetime të mediave italiane. Po i hapi kartat Italia, do dalin informacione për krimin shqiptar

Analisti Neritan Sejamini ka komentuar përplasjen e kryeministrit Rama me drejtuesit e programit Report në Rai 3 dhe telefonatën me drejtuesin e Rai, lidhur me reportazhi i emisionit, që soli bujë në Shqipëri.

Sejamini thotë se Rama u mundua ta mbyll çështjen që në gjenezë sepse po i hapi Italia kartat, ka informacione të shumta për krimin shqiptar atje.

Italia është vendi që ka më së shumti informacione për krimin shqiptar. Institucionet italiane, Policia, prokuroria atje, po të hapi kartat, po ti jap informacionet mediat për njohurit që ka, i rrëzon të gjitha qeveritë e Ballkanit. Dhe Rama nuk ka luksin që mediat italiane të filloj të gërmoj, dhe që media italiane të gjej burime të tjera të flas për këto probleme, sepse rreziku që i vjen nga atje është shumë më i madh se rreziku që i vjen nga mediat amerikane.

Italia ka informacion të jashtëzakonshëm që mund të dëmtoj qeverinë shqiptar dhe mbi të gjitha ka interesa se është e prekur direkt. Dhe ajo që është munduar të bëj Rama, është mundur të bëjnë presion të menjëhershëm që ta mbyll këtë narrativ dhe këtë kurajo të gazetarëve që në gjenezë.

Ai e do debatin dhe sherrin, por ajo që nuk do Rama është se nuk do hetime të mediave italiane.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top