MC Networking

Dokumentari i RAI, Hoxha: U intervistuan 9 veta në Shqipëri, mes tyre edhe Sali Berisha

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” u diskutua në lidhje me dokumentarin e publikuar nga RAI 3  dhe reagimin e kryeministrit Rama. Gazetari Artan Hoxha tha se dokumentari ka një pjesë të dytë, e cila do të shfaqet pas reagimit të ashpër të Ramës. Hoxha tha se janë nëntë personazhet e politikës, medias dhe drejtësisë që janë pyetur për këtë dokumentar.

Andi Bushati

Në Shqipëri, televizionet me pjesën më të madhe të audiencës e kanë të ndaluar të trajtojnë ca tema. Edhe për dokumentarin e RAIT, 2-3 televizione kanë folur. Transmetojnë më parë reagimin e Ramës sesa dokumentarin. Rama çmendet kur përballet me realitetin siç është.

Andi Tela

Të njëjtin veprim Rama ka bërë ndaj gazetarit të Kathimerinit. Italia dhe Greqia janë njësoj. Ekziston e njëjta mënyrë e të bërit presion në media. Telefonata e Edi Ramës ndaj drejtorit të medias në Itali mund të bëjë pak zhurmë por do të harrohet. Çdo gjë që është thënë në atë dokumentar, ne e dimë dhe e kemi parë.

Neritan Sejamini

Çfarë të pavërtete kanë thënë ata? Ata kanë thënë të vërtetën.

Artan Hoxha

Dokumentari ka qenë i programuar vetëm me një seri. Janë pyetur Sali Berisha, Besim Hajdarmata, Eugen Beci, Taulant Balla, Lulzim Basha, Agron Tufa dhe Dritan Zagani. Edhe unë. Dokumentari synonte të tregonte që marrëveshja e qeverisë italiane është bërë me një partner të pabesueshëm dhe investimi që kanë bërë mund të vihet në diskutim. Sulmi që u bë në Shqipëri e nxit RAI 3 të japë pjesën e dytë. Sali Berisha është marrë në intervistë 25 minuta. Nëse Rama nuk do të kishte bërë zhurmë, ky dokumentar do të kalonte si të tjerat.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top