MC Networking

Bushati: Edi Rama ‘kryeredaktori’ i TV të mëdha në Shqipëri, tentoi të bëj edhe autokratin në mediat italiane

I publikuar mbrëmjen e së dielës, reportazhi i emisionit Report në "Rai 3" ka bërë shumë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta, ndër të cilët thuhej se personi kyç pas kësaj marrëveshje është sot sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi.

Lidhur me faktin se kryeministri Edi Rama, bëri reagim edhe në Itali, analisti Andi Bushti, i ftuar në emisionin “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, e sheh si një tendencë për të bërë autokratin edhe në mediat italiane, siç e bën me TV e mëdha në Shqipëri.

Gjëja që bën më përshtypje këtu nuk janë faktet që ne i dinim që ripërsëriti RAI 3. E rëndësishme këtu është si reagon pushteti ndaj një kritike të ashpër.

Pra, ne jemi mësuar me një Edi Ram që çon gazetarët për riedukim, që i ven Irfanit tritol, gazetarit që bën pyetje të vështira, nuk e lë të shkel më në kryeministri, etj, pra, ne jemi mësuar me një njëri që është i paaftë të përballet me kritikën apo me faktet që i shkojnë kundër narracionit të tij. Dhe po deri këtu e dinim.

E dinim sepse nuk ka më sekret, Edi Rama, është kryeredaktori i televizioneve më të mëdha. Është ai që vendos për politikat votuese, për çfarë teme do të vendos në emisionet e darkës.

Por duke e bërë për 10 vjet më radhë në Shqipëri, frika ime është se ka humbur recensoret se si sillet një lider në botën demokratike. Pra, tentoi të sillet si autokrat edhe në Itali dhe prandaj shkaktoj këtë reagim të çmendur.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top