MC Networking

Pse po e sulmon Meta SPAK-un?

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, analistët diskutuan mbi sulmet e ditëve të fundit të kreut të Partisë së Lirisë ndaj organit të akuzës. Gazetari Andi Bushati tha se sjellja e Metës është qartazi ajo e një njeriu që ndihet i kërcënuar. Andi Tela tha se nëse Meta merret i pandehur për çështjen CEZ-DIA, atëherë akuzat mund të jenë ose korrupsion ose pastrim parash. Ndërsa Neritan Sejamini tha se sulmet e përkeqësojnë situatën në të cilën ndodhet Meta.

Andi Bushati

Që Ilir Meta gjendet në një sulm konstant nga pushteti kjo dihet. Çfarë ndodhi që u axhitua tani? Një version mund të ishte ndjerja e kërcënimit nga SPAK. Deri tani kërcënimet kanë qenë ose verbale ose me tkurrjen e votave të LSI. Por tani kërcënimi shkon deri te kërcitja e prangave të burgut. Por kjo prapë nuk përligj sherrin në shtëpi, gjetjen e tradhtarëve brenda partisë. Është sjellje e një njeriu që gjendet i kërcënuar.  

Andi Tela

Duket sikur Meta është në dijeni të asaj që po përgatitet në SPAK. Çështja është që vërtet Meta ka një histori që e lidh me CEZ-DIA. Por Ilir Meta nuk merret dot për shpërdorim detyre. Ai ose merret për korrupsion ose për pastrim parash. Ne e dime së partia e tij është parti familjare. Ne e dimë që ose ai ose bashkëshortja. Në momentin që të dy mund të jenë përballë SPAK, atëherë kjo forcë shkrihet.

Neritan Sejamini

Me shpërthimin e tij, nuk e di se ku mund të çojë. Kjo e acaron dhe e përkeqëson situatën e tij. Nuk mendoj se sulmet trembin SPAK apo qeverinë. Nuk arrij të kuptoj çfarë mendon se po arrin me këtë gjë. Këto janë sulme ndaj SPAK të natyrës personale. Vijnë nga një politikan prej 30 vjetësh dhe ka kaluar shumë sulme që kanë qenë në aspektin politik.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top