MC Networking

Hoxha: SPAK ka tre çështje nëpër duar. Ende asnjë komunikim direkt ndaj Metës dhe Kryemadhit

Hetimet e SPAK ndaj tre çështjeve që kanë të bëjnë me Ilir Metës, kreun e PL, po vijojnë më shpërthime të Metës ndaj kreut të SPAK.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, thotë në “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, se ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar të akuzës ndaj Metës, pra nuk ka një emër të regjistruar për akuzë.

Gjate kësaj jave SPAK ka vijuar të kryej hetime kryesisht lidhur me dokumentacionin por ende nuk është drejtuar pranë një institucioni konkret për të marrë një masa sigurie, qoftë ndaj zonjës Kryemadhi, qoftë ndaj Metës.

Për sa kohë që prokurori nuk ka një emër të regjistrua, ai ka afat sa të dojë. Në momentin që regjistrohet emri, afati është i kufizuar.

Deri në këtë moment nuk është regjistruar emri sepse nuk i është komunikuar asgjë zyrtarisht.

Ne ndodhemi sot para fakti që SPAK i ka të tre çështjet nëpër duar. Meta e ka sulmuar fort rëndë SPAK, por ende nuk kemi veprim konkret. Pra, SPAK ende nuk ka një akuzë konkrete ndaj Metës, akuzës të saktësuar ndaj tij dhe një akuzë konkrete ndaj Kryemadhit.

Pra kemi çështje në hetim por ende nuk ka komunikim direkt ndaj dy personazheve.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top