MC Networking

Prroni: Aksesi për informacion, më i vështirë me ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim (VIDEO)

Daniel Prroni, hulumtuesi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, institut i cili ka publikuar një raport në bashkëpunim me Transparency International, mbështetur nga Bashkimi Europian përmes të cilit kritikohen mekanizmat kundër korrupsionit, si pikë kryesore të tij sheh se vëmendja ndaj reformave për të luftuar korrupsionin është shtuar duke nisur prej vitit 2016.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Prroni deklaron se kjo vëmendje ka ardhur si rrjedhojë e nismave të viteve të fundit, prej procesit të integrimit, por edhe prej shtytjes dhe nxitjes së shoqërisë civile dhe kërkesës së shtuar të qytetarëve për reforma.

Megjithatë sipas tij, korrupsioni mbetet i përhapur siç theksohet edhe në raporte të tjera ndërkombëtare dhe se aktiviteti i luftës kundër tij mbetet i kufizuar.

Ndërsa në raport thuhet se Agjencia për Media dhe Informim ka centralizuar kontrollin e përmbajtjes së informacionit që bëhet publike nga institucionet qeveritare, Prroni thotë se ka pasur një progres të papërfillshëm në aksesin për informacion sa i takon detyrimit të institucioneve për të ofruar informacion sa herë i kërkohet.

Aksesi për të pasur informacion është bërë edhe më e vështirë me ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim ku shumë gazetarë japin dëshmi se marrëdhënia me institucionet publike është vështirësuar.

Në momentin që i drejtohen institucioneve për të marrë një informacion, nuk kanë një përgjigje.

Nuk ka një ndarje të kënaqshme të pushteteve mes ekzekutivit dhe legjislativit dhe kemi një mbizotërim të ekzekutivit mbi parlamentin, gjë që e vështirëson dhe më tej marrjen e imputeve.

Media dhe përfaqësuesit e saj kanë mbajtur një qëndrim të qartë për ngritjen e një komisioni të posaçëm për dezinformim.

Nuk është mënyra e duhur se ky shqetësim mund të adresohet. Por çdo përpjekje duhet të adresojë gjithëpërfshirjen.

Nëse është ngjizur brenda një institucioni nuk është një recetë për sukses.

Sa i takon funksionimit të drejtësisë së re, ai shprehet se janë bërë përpjekje për reforma por kanë sjellë rezultate të ngadalta dhe se këtu ka një sërë faktorësh që kanë ndikuar, një ndër to është mungesa e qartë e ndarjes së pushteteve, financimi i partive politike, rregullimi i lobimit të tyre dhe kontakteve mes anëtarëve të administratës publike.

Menaxhimi disi i dobët i zgjedhjeve, sa i takon tërësisë së organizimit të tyre, përdorimi i burimeve shtetërore, duke qenë se raporti mbulon periudhën 2016-2023, përfshin edhe reformën në drejtësi, pasqyron se si kjo ka sjellë edhe efektet e saj në luftën kundër korrupsionit.

Vëmendja është shtuar për rastet e pastrimit të parave.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top