MC Networking

Britania pro ligjit, emigrantët drejt Ruandës. Kritikët kundër, shkel të drejtat e njeriut dhe azilkërkuesve

Ligjvënësit britanik i kanë dhënë dritën jeshile projektligjit të shumë diskutuar të dërgimit të emigrantëve në Ruandë.

Pas përfundimit të votimit kryeministri Rishi Sunak u shpreh optimist se ky ligj do të frenojë ndjeshëm emigracionin e paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Miratimi i këtij projekt-ligji përfaqëson jo vetëm një hap përpara por edhe një ndryshim thelbësor në ekuacionin global të emigracionit. Qëllimi ynë është frenimi i emigracionit dhe kalimeve të paligjshme që kryhen nga bandat kriminale. Tani është e qartë nëse do të vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të jeni në gjendje të qëndroni.

Ndër të tjera Sunak shtoi se fluturimet e para me emigrantë drejt Ruandës do të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë përpos kundërshtarëve të tij politik ky ligj është kritikuar ashpër edhe nga Këshilli i Europës për të Drejtat e Njeriut i cili i ka kërkuar qeverisë britanike anulimin e tij.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të përmbahet në largimin e njerëzve sipas politikës së Ruandës dhe të heqë dorë nga shkelja e ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit. Ky legjislacion hap çështje të mëdha në lidhje më të drejtat e azilkërkuesve dhe sundimit të ligjit në përgjithësi”.

I njohur si Projekt-ligji për Sigurinë e Ruandës që ka në thelb deportimin e emigrantëve të paligjshëm drejt këtij shteti shihet nga ekspertët si një nismë që do të përballet me një sërë sfidash ligjore pasi gjykata mund të vonojë fluturimet e dëbimit përtej 12 javëve. Ndërsa më herët ky projekt-ligj u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar me argumentin se qeveria nuk garanton sigurinë e emigrantëve atje.

Por pavarësisht këtij votimi tentativat e emigrantëve drejt Britanisë vijojnë e për pasojë edhe humbjet e jetëve. Këtë të martë pesë persona humbën jetën mes të cilëve edhe një fëmijë në përpjekje për kalimin e kanalit të La Manshit me synim që të arrinin në Britani.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Britania pro ligjit, emigrantët drejt Ruandës. Kritikët kundër, shkel të drejtat e njeriut dhe azilkërkuesve | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.