MC Networking

Masa për protestuesit, Baçi: Ndalimi i pjesëmarrjes në tubime, shpikje si në diktaturë. Gjyqtarë dhe prokurorë politikë (VIDEO)

Deputeti demokrat Luan Baçi ndalimin e protestuesve dhe masën e sigurisë që të mos marrin pjesë në tubime, e sheh si politike.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ndalimi i tre personave për protestën para bashkisë Tiranë, e sheh si politike.

Sipas tij, policia e ka në axhendë para se të nisë protesta që do ndalojnë protestues, për të mbjellë terror te qytetarët.

Veprimet e policisë janë të qëllimta. E kanë me urdhër politik, mbjellin terror te qytetarët për të futur frikën te qytetarët që të mos marrin pjesë në protestë.

Detyrim paraqitje mund të më thuash, por jo të më thuash se ku do jem, nëse do mblidhem me një grup njerëzish për të festuar apo protestuar.

Këta shpikin masa të tilla, njëlloj si në diktaturë. Janë gjyqtarë dhe prokurorë politikë të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës.

Kemi një shtet autokratik, që drejtohet dhe komandohet nga një njeri i vetëm.

Është e paimagjinueshme se si funksionon policia e shtetit, janë të kapura policia dhe prokuroria.

Në fillim krijon një farë frike dhe tërheqje nga qytetarët, pasi askush nuk do që fëmijët e vetë të arrestohen.

Ka impakt demoralizues dhe frenues për qytetarët, por kjo ndodh 2-3 ditët e para dhe pastaj ka motivim për të shtuar njerëzit, për të qenë më aktiv dhe në krye të radhës, për të mos ndikuar ky terror i policisë.

Protesta e radhës e ditës së premte dhe çdo protestë që do të vij në vijim, duhet të sensibilizohen dhe prokurorët në ndjekje të këtij problemi.

Është një reagim qytetar me mbështetjen e opozitës.

Nuk është krijuar falso një protestë, por kemi arrestime të dokumentuara nga prokuroria të drejtorëve që kanë krijuar një firmë të posaçme për të vjedhur fondet.

Protesta do të vazhdojë, qytetarët janë të interesuar për paratë e tyre.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Masa për protestuesit, Baçi: Ndalimi i pjesëmarrjes në tubime, shpikje si në diktaturë. Gjyqtarë dhe prokurorë politikë (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.