MC Networking

Gotze rikthehet në Gjermani, firmos me Eintracht Frankfurt

Futbollisti gjerman, Mario Gotze është rikthyer në Bundesligë, teksa ka firmosur ditën e sotme me skuadrën e Eintracht Frankfurt.

Këta të fundit kanë paguar 4 milionë euro, për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga PSV Eindhoven.

Gotze ka firmosur deri në verën e vitit 2025 dhe rikthehet kështu në Bundesligë, aty ku në të kaluarën ka luajtur me Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Me Eintracht Frankfurtin, Gotze do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi ekipi gjerman e ka siguruar një vend në fazën e grupeve duke qenë fitues i Ligës së Evropës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top