MC Networking

‘Sterilizimi’, Tela: Në 8 vite shifrat kanë ceduar, asnjë lek i harxhuar për investimin e tyre të madh

Gazetari Andi Tela i ftuar në emisionin Të Paespozauzrit në MCN TV duke folur për aferën e sterilizimit deklaroi se me kalimin e viteve shifrat për këtë koncension kanë ceduar. Ai tha se nuk u harxhua asnjë lekë për investimin e tyre të madh dhe se i vetmi investim i tyre paraprak ishin autoklavat që ishin në gjendje.

Në momentin që qeveria vendosi të ndërmerrte veprimin për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale në këtë iniciativë nga qendra spitalore universitare nga Ogerta Manastirliu i shkon Beqaj një relacion ku i thotë se në godinën e urgjencave sot në aktin e parë ndodhen një grup pajisjes të pahapura dhe të papërdorura dhe nuk janë vënë në punë me arsyen se nuk ka specialistë që merren me këtë punë dhe bënte disa llogari, futi një kosto dhe gjithë pajisjet që përdorin kirurgët sterilizohen këtu dhe kthehen sërish në punë.

Dhe për ta bërë të gjithë këtë veprimtari mua më duhen kaq lekë thoshte Manastirliu. Ki parasysh se kur u bë ky plani u tha që të centralizohen dhe operacionet në një vend duke vendosur dhe antiklavat aty. Dhe pasi bënë këtë relacion Mnastirliu priste që ministri Beqaj të kthente përgjigje, dhe në hetime te SPAK më pas është vërejtur se kjo kërkesë s’ka marrë përgjigje as pozitive dhe asgjë. Dhe po atë ditë që duhet të merrte një përgjigje drejtoresha, Beqaj ka urdhëruar vartësit e tij që të vazhdohej me procedurën e koncesionit siç ishin dakordësuar pra me këtë procedurë që u bë.

Pasi u bë gjithë kjo procedurë, hapja e garës, sigurisht që Rrjepaj dinte dhe llogaritë, por me kalimin e kohës në këto 8 vite shifrat ceduan dhe për më tepër ato pajisje që ti the u morën nga saniservis falas, pra nuk harxhuan asnjë lekë për investimin e tyre të madh. Saniservis përdori pajisjet e blera nga qeveria e mëparshme pa kosto. Pra investimi paraprak janë autoklavat e marra që ishin në gjendje. Njerëzit kur dëgjojnë këtë procesin e sterilizmit mendojnë se një qese me pajisjet kirurgjikale i përdor mjeku dhe i hedh në plehra, por kjo nuk ndodh. Vetëm një, dy, tre mund të hidhen pjesa tjetër merren dhe sterilizohen në autoklavë dhe kthehen prapë në përdorim.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top