MC Networking

Brahaj: 40 për qind e kontratave koncesionare në Shqipëri të lidhura me kompani në offshore

Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, tha në emisionin “Fact Check” se mbi 40 për qind e kontratave koncesionare në Shqipëri janë lidhur me kompani që mëmën e kanë në offshore.

Brahaj tha se kompanitë rezultojnë të regjistruara në vende që i përkasin listës gri sa i përket zhvillimeve që kanë të bëjmë me kontrollin e parasë.

Pyetjes, ju ka rezultuar që paraja publike të ikë në drejtim të paditur, ose kompani offshore, Brahaj i përgjigjet: 

Po për fat të keq, vendi ynë ka një numër të lartë kontratash publike të karakterit PPP, apo kontrata të tjera të shfrytëzimit të aseteve publike, apo forma që kanë të bëjnë me leje shfrytëzimi, që në finale kanë zotërues për të cilin ne s’kemi informacion. Shteti duhet të ishte treguar më i kujdesshëm. 

Nuk ka nevojë të jenë 100 kompani guaskë, mund të jenë edhe tre, katër, pesë. Por nëse ke dikë në sektorin bankar dhe sektorin koncesionar. Thelbi i atyre janë 12-20 kontrata koncesionare që mbështeten me para publike. 40 për qind e kontratave koncesionare, të cilat mbështeten me fonde publike, janë tilla që kanë kompani mëma të regjistruara në vende të tilla, ku regjistri i biznesit është shell dhe në vende që janë në lista gri sa i përket zhvillimeve që kanë të bëjmë me kontrollin e parasë.

Ky numër është më i madh kur flasim për licensa shfrytëzimi. Janë kompani private që kanë fituar edhe statusin publik, sepse kanë lidhur kontrata, janë bërë kontratorë publikë. Si mund të jetë rafineria e naftës, që lidhet me një pasuri kombëtare?! Nuk jemi në sisteme private. Portet, aeroportet, rrugët koncesionare, inceneratorët. Problemi është cili është pozicioni i shtetarëve tanë kundrejt zotëruesve të tyre”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Brahaj: 40 për qind e kontratave koncesionare në Shqipëri të lidhura me kompani në offshore | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.