MC Networking

Rusta: Klea Gjata kishte komunikime intensive me Haxhiun, e njoftonte për lëvizjet e policisë

Gazetari Arsen Rusta bëri me dije për MCN Live se hetimet kanë zbuluar se Klea Gjata ka pasur komunikime intensive me Laert Haxhiun.

Madje ajo e informonte Haxhiun lidhur me lëvizjet e policisë dhe postblloqet e mundshme, në mënyrë që t’i lehtësonte kalimin.  

Vetën mbrëmjen e djeshme është mundur të sekuestrohet një provë kaq e rëndësishme për Prokurorinë e Elbasanit dhe SPAK-un. Bëhet fjalë për automjetin e Klea Gjatës dhe celularin e saj. MCN Live ka mundur të mësoj se për afro një vit e gjysmë Klea Gjata kishte komunikime intensive me Laert Haxhiun, duke bërë gjithmonë rolin e shoqërueses së parë, jo vetëm si shoqe, e dashur, por nga ana tjetër edhe për çdo lëvizje të Laert Haxhiun. Automjeti i parë që kalonte për të bërë kontrollet e rrugës, nëse kishte policë, postblloqe, ishte Klea Gjata dhe më pas përmes aplikacionit Whatsapp ajo njoftonte të dashurin e saj, që mund të lëvizte i lirshëm. Ka nisur edhe një hetim nga AMP se si dy efektivë policie teksa kanë pasur informacion për vendndodhjen e Artan Tafanit dhe Frideus Berberit janë mjaftuar me një kërcënim me fjalët ‘do t’u vras’ e kanë lënë atë të largohet, duke ikur me vrap”.
 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top