Pas ndryshimeve të fundit të miratuara në ligjin “Për nxitjen e punësimit”, një pjesë e të cilave lidhen detyrimet që duhet të përmbushin kompanitë private dhe entet publike, lidhur me punësimin e personave me aftësi të kufizuara, një gjë e tillë ende nuk është e miratuar në praktikë në tërësi.
Mimoza Angjellari nga Shoqata e personave me aftësi të kufizuara, e ftuar në “MCN live”, shpreh shqetësimin se megjithëkëtë, edhe më tutje ndeshemi me mohim dhe diskriminim të të drejtave në punësim të rreth 70 mijë personave me aftësi ndryshe në Shqipëri.
Punësimi është një element kyç për gjithpërfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuar.
Megjithatë në të shumtën e rasteve, ne ndeshemi me mohimin dhe mosrespektimin e të drejtave të tyre njerëzore.
Kjo i dëmto personat me aftësi ndryshe, themi se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Personat që mbulon shoqata jonë janë 70 mijë dhe rreth 19 mijë janë ndihmesa personal të këtyre personave te grupit të parë.
Ata ballafaqohen me mangësi të ndryshme me pengesa institucionale, edhe një lloj irritimi për shkak të drejtave tyre të mohuara.
0 Comments: