Avokati Marash Logu thotë se deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani, i cili pohoi se Laert Haxhiu po përgatiste vrasjen e ish-prokurores së Lushnjës Merita Selimi dhe asaj të SPAK, Doloreza Musabelliu, duhet të kalojnë në një proces verifikimi.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se asnjë deklarim nuk mund të merret si i mirëqenë, nëse nuk ka prova, por se çështja e kërcënimit të prokurorëve të SPAK, duhet të merret shumë seriozisht dhe të trajtohet nga të gjitha organet e drejtësisë.
Logu shtoi se e sheh shumë shqetësuese që këto deklarata që nuk kanë shumë kohë që janë marrë dhe kanë dalë në media.
Si ish-prokurorja e Lushnjes dhe prokurorja e SPAK, duhet të gëzojnë mbrojtje të veçantë nga ana e shtetit.
E shoh me shqetësim se këto deklarata të paverifikuara kanë dalë menjëherë në media dhe nuk gjej arsye tjetër përveçse për ti vendosur prokurorët nën presion se edhe ata mund të jenë nën presionin e krimit të organizuar.
Institucionet e prokurorisë duhet të marrin masa që deklarata të tilla nuk mund të dalin në media dhe të jenë objekt diskutimi pa u verifikuar.
Avokati mohoi që të jetë i kërcënuar. Nga momenti qe merret një deklarim ka një sërë veprimesh hetimore që kryhen për të vërtetuar vërtetësinë e këtyre deklarimeve.
Sipas tij, nëse deklarimet e të penduarit të drejtësisë janë të vërteta, situata bëhet shqetësuese dhe se çdo element i deklaratës duhet verifikuar dhe se nëse provohet diçka e tillë, situata është shumë alarmante.
Logu e cilësoi si të drejtë vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të marrë në mbrojtje dy prokuroret.
0 Comments: