Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së zhvilluar me kreun e KLP-së Alfred Ballën, kreun e Gardës Gramoz Sakon, kreun e SPAK Altin Dumanin i bëri thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të punojnë të qetë pasi sigurinë e tyre do e garantojë shteti.
Po ashtu Balla për me dije se në Komisionin që vlerëson sigurinë e prokurorëve nuk do të jetë më një përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, por do të jenë vetë krerët e këtyre institucioneve të cilët do vlerësojnë masat e nevojshme që lipsen të merren.
Rasti në fjalë është rast ku ne duhet të kishim pasur informacion.
Kemi rënë dakord që në disa prej takimeve periodike ne do të ftojmë edhe drejtuesen e SHISH-it. Po ashtu kemi marrë vendimin që në Komisionin që vlerëson nevojat për sigurinë e prokurorëve apo gjyqtarëve nuk do të jetë një përfaqësues i Ministrit të Brendshëm, por do të jem vetë bashkë me drejtorin përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të vlerësuar në mënyrë të menjëhershme çdo lloj mase që do duhet të marrim.
I them çdo magjistrati, çdo prokurori dhe çdo gjyqtari: Punoni të qetë, të godasim sa më fort krimin.
Gazetari Arsen Rusta bëri me dije gjatë një lidhje me MCN Live se ministri Taulant Balla lëviz me makinë të blinduar ashtu siç lëviz dhe kreu i SPAK Altin Dumani.
Në përditësim...
0 Comments: