MC Networking

Kërcënimet ndaj prokurorëve, mblidhen ministri Balla, Dumani, Rrumbullaku dhe kreu i KLP-së

Foto ilustruese

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kreu i KLP-së Alfred Balla, kreu i SPAK Altin Dumani, kreu i Gardës Gramoz Sako dhe drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku po zhvillojnë një takim  në ambientet e KLP-së.

Burime për MCN Tv bëjnë me dije se takimi po zhvillohet pas kërcënimeve të prokurorëve të SPAK.

Pas prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu është marrë në mbrojtje edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi dhe avokati Adriatik Doga.

I penduari Artan Tafani ka treguar se Musabelliu, Selimi dhe Doga ishin venë nën shënjestrën të grupit të Laert Haxhiut, me qëllim eliminimin fizik të tyre apo dhe njerëzve të afërm të familjes.

Gazetari Arsen Rusta tha në një lidhje me MCN Live se prej 1 viti ka pasur të dhëna se prokurorët e SPAK janë kërcënuar dhe shantazhuar.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top