MC Networking

Bregu: Haxhiu mund ta ketë menduar hakmarrjen për dy miqtë e tij. Greqia s’do japë “OK”-in për ekstradimin (VIDEO)

Artan Tafani zbërtheu planin e Laert Haxhiut për të eliminuar fizikisht prokuroren e SPAK Doloreza Musabelli, ish-prokuroren e Lushnjës Merita Selimi dhe avokatin Adriatik Doga, lidhur me hetimet për të dhe miqtë e tij. Gazetari Sokol Bregu duke folur në MCN Live tha se duke njohur tipologjinë e krimeve në Lushnjë, Laert Haxhiu mund ta menduar për një moment hakmarrjen për dy miqtë e tij që janë në burg, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Bregu mendon se Greqia nuk do ta lërë në burg Hashiun, dhe s’do të jap “OK”-in për ekstradimin e tij në Shqipëri. 


Nëse do të jetë i lirë, është një nga ata personazhe, që nëse e mendon do ta çojë deri në fund. Për këtë arsye mendoj se jeta e tyre mund të jetë në rrezik. Duhet të dalim në një përfundim që dy personazhet që e kanë ndihmuar Laert Haxhiun gjatë gjithë jetës së tyre dhe që janë sot në burgim të përjetshëm, nuk kanë pasur konflikte të tjera në qytetin e Lushnjës. Të dy s’kanë pasur ndonjë të dëmtuar në familjet e afërta, asnjë problem me hakmarrjen apo me historinë e Lushnjës, është vetëm Laert Haxhiu që i ka këto histori. Laert Haxhiu ka një fëmijëri shumë të trazuar, nuk është një personazh që vret me pagesë. Dy miqtë e tij që e kanë ndihmuar gjatë gjithë jetës dhe që sot janë në burgim të përjetshëm në një moshë të re 27 apo 28 vjeç, e kanë ndihmuar sepse janë shokët e tij realë.  Prandaj e shoh mundësinë që kjo hakmarrje e tij e brendshme mund të jetë mes dy juristeve në fjalë. Ai mund ta ketë shprehur në tavolinë, nuk ka ndonjë provë konkrete që i ka ndjekur apo përndjekur, apo ka krijuar kushte për t’i ekzekutuar.

Por duke njohur historinë personale, qytetin dhe lidhjen me dy miqtë e tij të ngushtë, që janë futur në burg vetëm pse janë shokët e tij...Për të kryer një krim hakmarrje në qytetin e Lushnjës, gjithmonë thirret shoku i ngushtë. Prandaj ai e ndjen një detyrim për të marr hak sepse nuk i la dot jashtë burgut. Konfliktin, hakmarrjen e kishte ai. Nuk besoj se gjykata greke do ta lërë në burg, nuk do ta ekstradojë. Gjykata do thotë në arsyetimin e saj ‘ne s’i besojmë sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në lidhje me çështjen Beleri’. Ai ua shigjeton avokatit dhe prokurores, nuk thotë gjykatësi. Ai s’ka ndikuar që të ulet dënimi i dy miqve të tij, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Mënyra se si e shoh tipologjinë e personazhit në fjalë, e mendoj, kam përshtypjen që në një moment edhe mund ta realizonte. Nuk ka pasur kërcënime, sepse në fakt nuk kërcënojnë njerëz të tillë që duan të vrasin, për të mos rënë në gjurmët e tyre.

Është një vrasës emocional, i afrohet tipikisht një vrasës serial, nuk është një vrasës me pagesë. Kemi të bëjmë me një ndër personazhet më të rrezikshëm në vend. Do ishte një rrezik potencial, për shumë prej personave që ai mund të ketë shenjestruar në Shqipëri, nëse Greqia do ta lërë të lirë. Do bjerë ekstradimi lidhur me historinë Beleri. Duke qenë se jemi në krizë politike, gjyqësore me Greqinë, unë e paraprij. Nuk besoj se në Apel gjykata greke do të ndryshojë mendim. Nëse nuk na sjellin Laert Haxhiun, ata do të na bëjnë të njëjtën gjë me të gjithë personat. Nëse ky ekstradohet për të ka automatikisht burgim të përjetshëm, për tre vrasjet që është vërtetuar. E presin dy burgime të përjetshme, pa këto që ka dëshmuar Tafani. Nëse ka diçka që duhet të mbanim sekret janë personat e shpallur në kërkim. Janë edhe banorë të vendeve ku janë kryer vrasjet dhe mund të kemi një hakmarrje po aty.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top