Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mes Partizanit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e katërt në Superiore.
Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 6-të me Bintsouka, ndërsa rrogozhinasit barazuan shifrat me një gol të çmendur të Fernandos në minutën e 22-të.
Rrapaj iu afrua golit në minutën e 28-të, por pa që gjuajtja e tij të ndalej nga tranversa. I pafat edhe Paulauskas 5 minuta më vonë, që gjithashtu u ndal nga shtylla.
Në fundin e pjesës së parë Egnatia kishte mundësinë më të mirë për të shënuar, por Alban Hoxha priti penalltinë e Dwamena.
Rastet për shënim nuk munguan as në pjesën e dytë, por dy portierët, Hoxha dhe Sherri nuk lejuan shënimin e asnjë goli tjetër.
Me këtë barazim, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 5 pikë, ndërsa Egnatia renditet e dyta me 7 pikë.
0 Comments: