MC Networking

E reja e gjetur e vrarë, “Xhadat” në MCN TV denoncoi dy muaj më parë prostitucionin te Ura e Dajlanit (VIDEO)

Një 32-vjeçare u gjet e vdekur paraditen e sotme poshtë Urës së Dajlanit në zonën e Durrësit dhe pikërisht prostitucionin në këtë zonë, e denoncoi emisioni “Xhadat” në MCN TV dy muaj më parë. Siç mund të shihni në videon më poshtë, nga investigimi i “Xhadave”, provohet me zë dhe me figurë zona me “drita të kuqe” në mes të rrugës, ku gazetari arrin që të gjejë një vajzë për marrëdhënie seksuale, madje edhe një transeksual. E pavarësisht denoncimit të bërë në ekran, dy muaj pas këtij publikimi, as një masë duket se nuk u mor për zonën ku ushtrohej prostitucioni, duke përfunduar me vrasjen e së resë ditën e sotme. Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja Luljeta Preza me banim në Sukth, shfrytëzohej për prostitucion dhe pas abuzimit seksual me të mendohet të jetë vrarë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës, teksa dyshohet të jetë abuzuar seksualisht para krimit. Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
E reja e gjetur e vrarë, “Xhadat” në MCN TV denoncoi dy muaj më parë prostitucionin te Ura e Dajlanit (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.