MC Networking

Arrestimi i Vangjush Dakos/ MCN TV siguron dosjen, ja për çfarë akuzohet ish-kryebashkiaku

MCN TV ka siguruar dosjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një ditë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. 

Gazetari Arsen Rusta bën me dije se ish-kryebashkiaku dyshohet për dy vepra penale "shpërdorim detyre", me një marzh dënimi deri në 7 vite, dhe “falsifikim dokumentash nga zyrtari që ka për detyrë t’i lëshojë”, me një marzh dënimi 3-7 vite burg. Sipas SPAK veprat penale janë kryer në bashkëpunim me 9 të arrestuarit e tjerë, mes tyre edhe biznesmeni i pallatit.

Gazetari Arsen Rusta zbardhi vendimin e GJKKO për kryebashkiakun, duke cituar edhe pikat ku përmendet vepra penale e shpërdorimit të detyrës. 

Sa i përket vendimit të GJKKO miratuar një ditë më parë, rreth orës 15:00, i siguruar nga MCN Live rezulton se në një numër të madh faqesh, afro 80, në faqen 17, 21 dhe 25 është shpërdorimi i detyrës për të cilin është hetuar Dako. Sipas Prokurorisë thuhet në objektin 45 pika 3 të faqes 17 thuhet se ‘rezulton se qëllimi i vërtetë i zyrtarëve të bashkisë Durrës, përfshi Dakon, por edhe ndërtuesit, ka qenë pajisja me dokumentacion tekniko-ligjor të ndërtimit të objektit, që jo vetëm kishte përfunduar shumë kohë më parë, por edhe objektivisht ka qenë i pamundur të ndërtohej për 7 muaj. Ka rezultuar se nga leja e parë në lejen e dytë është bërë gjithë dokumentacioni sikur ky objekt 12-katësh është ndërtuar për 7 muaj, që sipas Prokurorisë është teknikisht e pamundur dhe në këtë afat kohor të përpilohen të gjitha dokumentet e sipërcituara. Pika e dytë që do sjellë debat sa i përket matjeve, bëhet fjalë për një digë pritëse që erozioni i detit të mos gërryente shëtitoren, lungomareren. Pagesat janë bërë për një sipërfaqe 20 hektarë, kur në realitet ka qenë 2,4 hektarë. Dëmi ekonomik është 187 milionë lekë të vjetra”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Arrestimi i Vangjush Dakos/ MCN TV siguron dosjen, ja për çfarë akuzohet ish-kryebashkiaku | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.