MC Networking

Arrestimi i Dakos, Llabani: Problem për disa deputetë të së djathtës, kishin marrëdhënie biznesi me të (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani tha se arrestimi i Vangjush Dakos është kthyer në një problem edhe për deputetë të së djathtës, që kanë marrëdhënie biznesi me ish-kryebashkiakun. Ndonëse nuk përmendi emra, Llabani tha se dje ka marrë telefonata ku deputetë të caktuar interesohen për fatin e Dakos.

Një nga arsyet pse SPAK ka vonuar është edhe pritja e letërporosive nga SHBA, ku ka kërkuar informacion përse z.Dako është shpallur non grata. Flitet edhe për përgjime që ka ky personazh me persona të botës së krimit, që janë influencues në qytetin e Durrësit, sepse ne e dimë që z.Dako nuk është vetëm një potencial i fortë politik, por edhe potencial i fortë ekonomik. A ishte kjo formë për ta larguar z.Dako nga kjo forcë...Jam shumë kurioze të shoh betejën ligjore në seancën e gjyqit, se kush do jenë provat e Prokurorisë, jam kurioze të shoh mbrojtjen. Në momentin që Dako do shkojë për shpërdorim detyre nuk e di sa efikas dhe eficent do jetë ky proces për drejtësinë. Ne sot kemi nevojë për procese që do jenë precedentë. Ka ardhur sot koha që SPAK të shihet si një instrument apo vegël e fortë për t’i larguar këta njerëz përfundimisht nga politika.

Ka informacione që në dosjen hetimore ka detaje që ditën që është dhënë lejë për ndërtimin e pallatit janë dhënë edhe disa ndërtime tjera, 150, që pretendohet se janë firmosur nga dora e Dakos. Pikëpyetje është që nga të gjitha këto, unë shikoj që pozitat e ish-kryetarit të bashkisë janë minimaliste, sepse përgjegjësinë për dhënien e lejes së ndërtimit, cilësinë e ndërtimeve, janë struktura të tjera përgjegjëse.

Arrestimi i Dakos është parë si një problem shumë i madh edhe për deputetë të së djathtës që kishin raporte biznesi me Dakon. Janë personazhe, deputetë, njerëz që përpos politikës bëjnë edhe biznes. Kanë qenë të interesuar madje, i kanë rënë edhe telefonit, di gjë ti që po arrestohet Dako, sepse kemi punë dhe biznese me të”.

Sa i takon hetimeve sterilizimin, Llabani bëri me dije se është veçuar çështja për ish-ministrin Ilir Beqja.

Çështja ndaj ish-ministrit Beqja është veçuar, do kemi një proces tjetër për z.Beqja, që lidhet me sterilizimit. Dëshmia e tre shtetasve italianë ka detyruar prokurorin të veçojë çështjen për ish-ministrin. A do jetë një formë për ta lehtësuar pozitën e Beqjas, kjo mbetet për t’u parë".

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Arrestimi i Dakos, Llabani: Problem për disa deputetë të së djathtës, kishin marrëdhënie biznesi me të (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.