MC Networking

Afera e klubit Partizani, Taulant Balla paraqitet në SPAK

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbërritur sot në ambientet e SPAK, i pa shoqëruar nga një avokat. Gazetari Arsen Rusta mëson se Balla është thirrur si person kallëzues për aferën e klubit Partizani, që PS e ka denoncuar. Aty kanë qenë të akuzuar ish-kryeministri Berisha dhe ish-anëtarë të kabinetit të tij dhe zyrtarë të kohës.

Sipas Ballës afera e privatizimit të klubit Partizani është bërë nën dirigjimin e Sali Berishës. Për të njëjtën çështje kanë dhënë deklarime ish-ministri Rruli dhe ish-drejtori sportiv Tare.  Kjo çështje është drejt fundit të afatit të hetimeve dhe do të kemi një vendimmarrje për akuzat, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Vepra e pastrimit të parave i atribuohet sipas Ballës biznesmenit Jamarbër Malltezi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Afera e klubit Partizani, Taulant Balla paraqitet në SPAK | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.