Është mbyllur me tension, sfida mes Tiranës dhe Bylisit. Barazimi 2-2, ka zbritur bardheblutë në vendin e dytë në renditje, duke i dhënë kreun Partizanit.
Kontestimet në këtë takim ishin ta shumta, ndaj arbitrit Kridens Meta. Ky i fundit akordoi një penallti të dyshimtë në minutën e 79-të për Bylisin, nga e cila erdhi edhe goli i barazimit.
Në fund, lojtarë dhe stafi i Tiranës rrethuan gjyqtarin, duke protestuar, ndërsa u përfshinë edhe tifozët.
Një numër i madh tifozësh, u futën në fushë dhe u nisën drejt arbitrave, duke i sulmuar ata. Duhej ndërhyrja e policisë, që situata të qetësohej dhe arbitrat u drejtuan në dhomat e ndeshjes.
0 Comments: