MC Networking

PD e copëtuar/ Bardhi: Nuk mendoj se Berisha do të vazhdojë jetëgjatësinë e tij në zgjedhjet 2025

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se deklaratat e Sali Berishës, për humbjen e votave të PD-së zyrtare janë të pavërteta.

Sipas tij, Berisha do të vazhdojë jetëgjatësinë e tij në zgjedhjet 2025.

Ka qenë strategji e gabuar e PD, kam qene kundër luftës së opozitës, gjatë fushatës, nuk do duhej te merreshim me Sali Berishen, me kandidatet e tij, kudo ku kam shkuar kam thënë.

Edhe deklaratat e tij për vota, të lënë pa fjale, janë të pavërtetë, por edhe deformim politik, sepse Berisha ka bërë masivikisht kudo thirrje që të mos votohet logo dhe sigla e PD-së zyrtare.

Duhet të kishim shqetësim 280 mije votuesit që zgjodhën të rrinin në shtëpi. Nuk mendoj se Berisha do të vazhdojë jetëgjatësinë e tij në zgjedhjet 2025, nuk them për moshën , kam bindjet e mia, edhe sikur të jetë mbi pushtetin që ka marrë në këto zgjedhje Rama, e vështirëson mundjen e tij në zgjedhjet e 2025.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
PD e copëtuar/ Bardhi: Nuk mendoj se Berisha do të vazhdojë jetëgjatësinë e tij në zgjedhjet 2025 | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.