MC Networking

Beleri kryetar edhe në burg/ Dhuli: Ai e dinte para se të arrestohej që ka fituar. Rezultati i ngushtë ishte produkt i prangave

KQZ ka certifikuar sot zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit në bashkinë Himarë.

Alfred Beleri i cili mori mandatin e kryebashkiakut të Himarës, ndodhet në burg pasi pak ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest në burg”, nën akuzat për “korrupsion pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim” për blerje të votave për zgjedhjet vendore.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli, tha se ai para se të arrestohej e dinte që do të fitonte.

Sipas tij, rezultati i ngushte ishte produkt i prangave.

Nuk kam komunikuar me Belerin dhe as familjarët që i kanë çuar rrogat në qeli, nuk kanë arritur të takohen me të.

Doemos që ai e ka marrë vesh që është kryetar bashkie, sepse ai e ka marrë vesh parase të arrestohet. Rezultati i ngushte ishte produkt i prangave.

E kam deklaruar publikisht që bashkinë e Himarës e fiton Fredi Beleri.

Beleri kishte përballë një kandidat të dikredituar, një kundërshtar që kërkonte mandatin e katërt, në fakt për herë të 5-të se kishte kandiduar edhe një herë në vitin 2003 dhe një njeri që për 12 vjet nuk rregulloi rrugën e lagjes së vet nuk kishte se si të mundte dot Fredi Belerin dhe një koalicion opozitar të gjerë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Beleri kryetar edhe në burg/ Dhuli: Ai e dinte para se të arrestohej që ka fituar. Rezultati i ngushtë ishte produkt i prangave | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.