MC Networking

Zhupa: Plani i PS në Sarandë, të zhvendosë varrezat pasi tokën e kanë kërkuar 2 oligarkë për të ndërtuar komplekse (VIDEO)

Deputetja Ina Zhupa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se një nga planet e Partisë Socialiste është që të zhvendosin varrezat në qytetin e Sarandës pasi tokën e kanë kërkuar dy oligarkë për të  bërë komplekse.

Sipas Zhupës, kjo është dhe arsyeja e mos rikandidimit të Gurmës, pasi ai nuk ka pranuar të firmosë për këtë zhvendosje, duke shtuar se ky plan do mbetet i parealizueshëm pasi bashkinë do e fitojë kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

Një nga planet që kanë për bashkinë Sarandë dhe që nuk do ndodhi është të zhvarrosnin të vdekurit, është plan të marrin varrezat dhe t’i spostojnë pasi tokën e varrezave e kanë kërkuar dy oligarkë për të bërë komplekse.

Ky është plani i parë që do firmoste Olti nëse do merrte bashkinë. E provoj me faktin që është marrëveshje që duhet të ishte firmosur nga Gurma dhe kjo është arsyeja pse nuk e rikandiduan se nuk pranoi të firmoste spostimin e varrezave.

Për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Sarandë, Zhupa tha se është një njeri i ndershëm, i votuar në Primare dhe nga ajo që quhet PD-ja zyrtare.

Mbuloj fushatën për 4 bashki. Kemi një takim përmbyllës kur vjen dhe Berisha në Sarandë. Situata është jashtëzakonisht e mirë, pro ndryshimit, pro kandidatëve tanë, jo vetëm në takimet me qytetarët dhe grupet e interesit, por edhe në sondazhet që ka partia vetë.

 Në 4 bashkitë ku unë drejtoj nuk është rastësi që jemi mirë me sondazhet, çdo gjë është menduar që nga programi që është menduar për kandidatët, që nga procesi i Primareve. Rama nuk gjeti dot një fjalë  të keqe për kandidatin dhe thoshte që janë familje e mirë, pse bashkohet me Berishën. Gjëra pa sens. Oferta jonë për Sarandën, meqë e kemi në qendër të diskutimit, është një kandidat i sprovuar nga shoqëria civile, ka drejtuar një bankë në Sarandë . Ka pasur mundësinë në një institucion të rëndësishëm të bënte dhe të ndershim dhe të pandershmin, por ka treguar që është i ndershëm di të bëjë vetëm mirë, i jep garanci qytetarëve. Është nga një familje që i e njohin dhe gurët, fëmijën e çon në çerdhe publike e shoqja është mjeke në spitalin e Sarandës. Ka rëndësi si vjen oferta dhe kush e bën ofertën. Kandidati i importuar i PS është vetëm si vullnet i konjuktuarave të kryesisë së partisë, Blendi Klosit dhe Alket Hysenit kanë interesa për pronat në Sarandë për t’i marrë qytetarëve pronat dhe për të ndërtuar resortet e investitorëve strategjike që janë miqtë e tyre.

Jua siguroj që qytetarët nuk i kanë parë një gjë familjes së Olti Caçit, jo më të jetonte këtu dhe të mendonte që fëmijët e tij të jetonin në Sarandë. Votat e socialistëve do ndahen. Socialistët e ndershëm e kanë Gjergjin Mërkurin kandidat. Do të jetë në vendin e dytë, pas fitores të Ardit Cikulit. Në Primaret e Sarandës dhe kanë votuar Ardit Cikulin edhe ata që quhen PD zyrtare. Skënder Muço nuk vjen nga një proces i demokratëve, është i respektuar, por nuk dëmton nuk merr vota nga demokratët, maksimumi do marrë vota që lidhen nga fisi i tij dhe nuk dëmton votat e demokratëve. Maksimumi ai do marrë vota të familjare, dhe nuk ndikojnë në votat që do marrë Cikuli.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Zhupa: Plani i PS në Sarandë, të zhvendosë varrezat pasi tokën e kanë kërkuar 2 oligarkë për të ndërtuar komplekse (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.