MC Networking

Serveti që garon me veten në tenderat e OSHEE-së

Muajt e fundit Operatori i Shpërndarjes ka zhvilluar dy tendera në fushën e IT-së. I pari ishte për rritjen e sigurise dhe kapaciteteve te infrastrukturës së Netëork me fond limit 127.4 milionë lekë ose 1.1 milionë euro dhe u zhvillua në nëntor. Tenderi i dytë ishte ai për mirëmbajtjen e infrastrukturës së Data Center me fond limit 138.9 milionë lekë. Ky u zhvillua para një muaj.

Fotografia e të dy tenderave është thuajse identike.  Në tenderin e parë pati dy oferta. “ALBITAL - CANON” shpk & “S & T ALBANIA” ofruan 123.6 milionë lekë duke u shpallur fituese. Oferta tjetër ishte e “Atom” shpk me 126.1 milionë lekë.

Ne tenderin e dytë pati 3 oferta. E para ishte sërish e “ALBITAL - CANON” shpk & “S & T ALBANIA” ofruan 134.2 milionë lekë dhe u shpallën sërish fitues. Oferta e dytë ishte e “REAL COM” me vlerë 136.8 milionë, ndërsa e treta ishte prapë e Atom shpk me vlerë 138 milionë lekë. Por pse të dy tenderat janë si një fotografi identike?

“ALBITAL - CANON” dhe “REAL COM” kanë nga pas të njëjtin njëri. Ai quhet Servet Kasa. Zoti Kasa zotëron 50 për qind të aksioneve të ALBITAL  dhe 33.3 për qind të aksioneve të REAL. Pra me pak fjale Servet Kasa garon me veten në tenderat e OSHEE-së. Pasi mbyll zarfin e ofertës për “ALBITAL - CANON” ku është aksioneri kryesor, ai përgatit ofertën tjetër të “REAL COM” për të njëjtin tender. Njerëzit zakonisht garojnë me veten kur duan të përmirësohen. Zoti Kasa garon me veten në tenderat e OSHEE-së ku ndahen para publike.

Tani pamja e të dy tenderave është më e qartë. Nëse thjeshtohet aksioneri Kasa, në tenderat e IT-së të OSHEE-së ka gjithmonë dy oferta. “ALBITAL - CANON” shpk & “S & T ALBANIA” nga njëra anë dhe Atom shpk nga ana tjetër. Por nuk mbaron këtu.

Në të dy garat sjella e Atom shpk është thuajse identike. Kjo kompani paraqet ofertë thuajse në kokë të fondit limit. Zakonisht një kompani hyn në tender me një ofertë sa fondi limit vetëm në dy raste. Ose kur tenderi është i parcaktuar dhe ajo e ka të sigurtë fitoren, ose kur nuk do të fitojë por qëllimi i saj është të shërbejë si koperturë për fituesin.

Mbase fotografia identike në të dy tenderat mund të jetë një rastësi pa koordinim të ofertuesve ose koluzion siç quhet në gjuhën teknike. Por flamuri i kuq në të dy garat është shumë i madh.

Një studim i OECD tregon se nëse në një procedurë prokurimi publik ka konkurrencë, vlera fituese shkon rreth 75-85 % e fondit limit ndërkohë që për vlera fituese mbi 90% dyshohet për korrupsion që duhet të hetohen sipas Kodit Penal ose marrëveshje në oferta(kartel)që duhet të hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Korrupsioni në prokurimet publike shfaqet si një raport vertikal mes zyrtarëve të prokurimeve dhe shoqërive private ndërsa koluzioni (karteli) si marrëdhënie horizontale mes pjesëmarrësve në garat për fondet publike. Por në Shqipëri kjo është të kërkosh shumë. Në Shqipëri, Serveti garon me veten, ndërsa qytetarët paguajnë faturën.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Serveti që garon me veten në tenderat e OSHEE-së | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.