MC Networking

Zusi: Rritja e pagës s’mund të bëhet pa politika mbështetëse. Me këtë nivel taksimi mbi rrogën, po shkatërrohet shtresa e mesme

Koordinatori i përgjithshëm i grupit “AZ”, Drini Zusi, për thirrjen e Kryeministrit Edi Rama për kompanitë private lidhur me rritjen e pagës minimale për punonjësit, deklaroi se jemi në një krizë dhe për të përdorur të njëjtën retorikë si Kryeministri gjatë pandemisë, citoi shprehjen “të bashkuar, jo të ndarë”.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se nëse jemi në një krizë të gjitha palët kanë fajet e veta dhe gishti nuk duhet drejtuar në njërën palë.

Zusi tha se bie dakord pjesërisht me Kryeministrin, që edhe bizneset e kanë fajin, pasi nuk janë trajtuar mirë punonjësit, por nënvizoi se nuk janë të gjitha bizneset njëlloj.

Sipas tij, kemi kaluar në një fazë ku nuk e ka më biznesi fuqinë, por e ka punonjësi mundësinë e përzgjedhjes se ku do të punojë dhe se gjithnjë e më shumë ka biznese që përpiqen që t’i plotësojnë kushtet, por se kushtet dalin përtej orarit të punës dhe lidhen me situatat sociale që po përballet vendi ynë.

Një ndër arsyet se pse nuk vazhduam me punonjës të huaj, është se kostoja e punonjësve të huaj dilte më e lartë se sa e punonjësve tanë. Kështu që llogaritëm që mund të rrisim rrogat për punonjësit tanë.

Por ka një problem, punonjësi shqiptar, biznesmenët dhe bizneset akuzohen për mungesë prodhimtarie dhe rendimenti krahasimisht me punonjësit e huaj.

Për këtë arsye bizneset janë të gatshëm të paguajnë më shumë punonjësit e huaj, pasi mendojnë se do ju kthehet në prodhimtari më të lartë.

Nëse bizneset përpiqen të ulen të shohin kostot dhe të rrisin pagat, ka një hapësirë për përmirësim. Në vitin e fundit kompania jonë i ka rritur dy herë pagat dhe deri në një farë mënyre janë ulur disi problemet që kishim me rekrutimin e stafit.

Por ne jemi ndryshe, pasi arrijmë të eksportojmë dhe atë fitim shtesë mund ta përkthejmë në paga të rritura. Nuk mund të bëhet rritja e pagës pa politika të tjera mbështetëse nga politika.

Bizneset kanë mungesë të fuqisë punëtore dhe nuk dinë si ta zgjidhin si problem. Biznesi shqiptar ka pasur shumë probleme në të kaluarën, patjetër që ka biznese që nuk dinë ti trajnojnë dhe trajtojnë punonjësit.

Ende sot habitem që ka punonjës që pasi kanë kaluar disa muaj në kompaninë tonë, një nga gjërat që thonë pse vazhdojnë të punojnë, është se ju jeni të rregullt me pagën.

Nuk e kuptoj dot se si një biznes mund të mos i paguajë, apo mos tu japë pagën e duhur punonjësve. Bizneset shqiptare, edhe bizneset e mëdha kanë karakteristika në sjellje si bizneset e vogla dhe nuk dinë të trajnojnë stafin e mesëm dhe të lartë.

Është një problem që e vë re shpesh dhe mendoj se është një nga problemet që ndikon tek kjo krizë e punësimit.

Sa i përket bizneseve që dinë të funksionojnë dhe trajnojnë punonjësin, si ta shpërblejnë dhe ti krijojnë rrugën profesionale për tu rritur në detyrë, vuajnë nga disa politika që janë deri diku dekurajuese për ta bërë këtë punë. Me shifra, po bëja një llogari të rritjes së pagës dhe po flasim për pagat e ulëta.

Nëse bëhet një rritje nga 45 mijë bruto në 55 mijë bruto, rritja e pagës neto për punonjësin kjo është rritje 20% për biznesin, ndërsa për punonjësin rritet 15%, ndërsa rritja e taksimit nga shteti rritet shumë më shumë dhe nuk shkon në xhepin e punëtorëve.

Kjo është një nga problemet që ekziston se rritja e rrogave me këtë nivel taksimi që ekziston, po shkatërron shtresën e mesme dhe ti e ke të vështirë ti kalosh në nivele më të larta, se dekurajon.

Rritja e pagës na rëndon vetëm për shkak të nivelit të taksimit, se shoqërohet me tatim për të ardhurat personale shumë të larta.

Jam i mendimit se deri në pagën 1.2 milionë lekë të vjetra nuk duhet të ekzistojë tatimi mbi të ardhurat personale.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Zusi: Rritja e pagës s’mund të bëhet pa politika mbështetëse. Me këtë nivel taksimi mbi rrogën, po shkatërrohet shtresa e mesme | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.