MC Networking

Vreto: S’jam tërhequr, po nuk kam dorëzuar dokumentet. Marrëveshjet ‘okulte’ nuk mund të bëjnë pis figurën time

Kryetari i bashkisë së Librazhdit, Bujar Vreto në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me tërheqjen e tij për një rikandidim në zgjedhjet e 14 majit për të cilin u shpreh se kryesia e PD-së e ka miratuar me unanimitet të plotë.

Ai tha se nuk është tërhequr, por se do të jetë aty me listën e këshillit bashkiakë, porse ai vetë nuk ka dorëzuar dokumentacion për tu regjistruar si kandidat zyrtar.

Kryesia e PD mua më ka miratuar me unanimitet të plotë përveç një deputete që ka abstenuar, por dua të them që të dyja grupimet brenda PD më kanë miratuar për bashkinë, por pse është kjo situatë që sot unë nuk kam dorëzuar dokumentacionin për të qenë kandidat zyrtar sepse para dy ditësh, kolegji kryetarëve në diskursin e vete kanë vendosur të dalin me 61 kandidatë në mbarë vendin dhe dy grupime brenda PD mbase nuk e gjetën gjuhën dhe dolën me 17 kandidatë dhe unë e gjykova të arsyeshme që për Librazhdin si një zonë mjaft e vështirë për banorët një zonë që po braktiset me shpejtësi dhe kjo vjen si rezultat i keqqeverisjes nga 2013 deri më sot këto shkojnë në sinkorn me njëra tjetrën. Unë në dakordësinë  e kryesisë, kam qenë i dakordësuar po përderisa më 4 nëntor kolegji kryetarëve në Fier ka vendosur të vejë me 61 kandidatura dhe nga nëntori deri sot u prodhuan 17 kandidatura dhe unë shoh se këmbët e berishizmit janë dhe te ky grupi. Nuk jam tërhequr por do të luftoj më fort me një listë të këshillit. Në listën e këshillit kam njerëz të shkëlqyer. Mendoj se dhe unë vetë nga tërheqja nuk e prita mirë me shpirtin tim, por tejkalova vetë Bujarin dhe i dhashë mundësinë njerëzve të lirë të bëjnë zgjedhjen e vetë. Dy kandidatët në Librazhd janë të dy të ardhur nga e majta, një nga PS dhe tjetri nga LSI.

Më tej ai theksoi se do vazhdojnë betejën te tyre pas 14 majit dhe se lista këshillit është dorëzuar në afatin kohor, por vetë Vreto nuk dorëzoi dokumentet për të qenë kandidat nominal dhe këtë e bëri me koshiencë të plotë.

Unë mendoj se grupimi, PD më saktë sepse logo zyrtare është Alibeaj, nuk është thjesht grupim antiberishist, por dhe ndarje filozofike që kemi mes vetes sepse unë në kolegj kam ngritur çështjen se ne duhet të distancohemi nga ekipet 32-vjeçare ne duhet të dalim para shqiptarëve me një filozofi të re, alternativë të re për zhvillimin e vendit. Këtu është problemi i madh që po cedon sepse PD s’mund të vij në pushtet duke larguar të Ramën si hajdutin më të madh dhe të vendosë Berishën apo Metën si hajduti më i vogël. Se kam me ata, me filozofinë, për mua këta njerëz të dy palët kanë vendosur duart në xhepat e qytetarëve.

Në vijim ai shtoi se ka problem të madh mos dalja me kandidat nga PD.

Ka njerëz që janë demokratë që nuk duan të votojnë më filozofinë e Berishës. Ka njerëz që kanë 32 vite që votojnë dhe janë lodhur. Këtu ka një problem të madh nga bataku i politikës nga rilindja dhe LSI nga e cila është atashuar dhe Berisha. Kandidati i primareve është një njeri që ka konkuruar më herët dhe për PDIU ka bërë kontabedal ndaj PD dhe sot është në garë për PD, unë besoj se garojnë dy të majta bashkë dhe këto marrëveshje okulte të tyre s’mund të bënin pis figurën time. Duke parë gjithë situatën e mjegullt dhe duke ditur dhe përfundimin e kësaj beteje deri në datën 14 maj, por një gjë është se ne duhet të ishim me 61 kandidatë. E çmend të bënte Librazhdi kur nuk po kandidonte Elbasani, Shkodra, Durrësi e të tjerë me radhë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Vreto: S’jam tërhequr, po nuk kam dorëzuar dokumentet. Marrëveshjet ‘okulte’ nuk mund të bëjnë pis figurën time | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.