MC Networking

Rama: 5 mijë lekë shtesë pensionistëve nga muaji tjetër, pagën mesatare do ta çojmë në 900 euro

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi rritje pagash për disa kategori. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri tha se qeveria synon ta çojë pagën mesatare në 900 euro.

Tanimë kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes të pagës mesatare. Do të kemi së shpejti rritje për një pjesë të shkallëzuar. Detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që vjen brenda 10, 15 ditëve të ardhshme. Kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit, ndërkohë që mjekëve specialistë iu rrit me 50 mijë lekë.

Rama tha se pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shtesë në datën e ardhshme të shpërndarjes së pensioneve.

E dyta, jemi në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi veç zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme.

Sipas Ramës, rritja e pagave është rezultat i reformave të suksesshme të qeverisë.

Është një rritje pagash, që është rezultat i reformave dhe përpjekjeve i zhvillimeve që kanë ndodhur. Pagat nuk rriten sipas qejfit. Rriten në raport me mundësitë për të garantuar pagimin e tyre në një proces që është i përhershëm. Kjo reformë do të impaktojë direkt sektorin privat.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Rama: 5 mijë lekë shtesë pensionistëve nga muaji tjetër, pagën mesatare do ta çojmë në 900 euro | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.