MC Networking

Gara për Lezhën, Ndreu: Po punojmë për programin elektoral, projekte të reja na presin

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në një lidhje skype me MCN Live ka folur lidhur me zgjedhjet e 14 majit për të cilat u shpreh se janë duke punuar për programin e tyre elektoral. Ai tha se janë duke bërë një ‘skaner’ të punëve të realizuara gjatë këtyre katër viteve dhe se rikandidimi i tij në bashkinë Lezhë për një mandat të dytë tregon besimin e kryesisë së PS tek ai. Sipas tij ai me ekipin e tij ka treguar se ka punuar për Lezhën ndërsa theksoi se projekte të tjera i presin dhe se ka besim se qytetarët nuk do gabojnë e votën e tyre.

Ne vazhdojmë punën që kemi të përditshme në bashki me të gjithë punët publike, pastaj në pikëpamje të fushatës tani fillojmë angazhimet zyrtare dhe kemi hartuar programin elektoral, programin e takimeve, strategjinë e fushatës, jemi duke marrë fitbak të banorëve të zonave të ndryshme, të problematikave që shqetësojnë banorët në të gjitha zonat. Pra po bëjmë një skaner të gjithë situatës duke pasur parasysh të gjitha punët e bëra prej 4 vitesh ato të realizuara, por dhe problemnatikat që kanë dalë. Jam një nga kryebashkiakët e rikonfirmuar dhe në këtë kontekst falënderoj kryesinë e PS që më kanë besuar dhe për këtë 4 vjeçar. Mendoj se në rastin e Lezhës është vlerësuar puna e bërë në këto 4 vite. Kemi qenë në avangardë të gjithçkaje, kemi ndryshuar shumë gjëra. Lezha prej 30 vitesh s’ka pasur raste që të ketë një fluks kaq të madh të investimeve. Kjo është një vlerësim që bëhet hapur nga gjithë opinioni publik dhe më i keqi thotë se është punuar fortë. Mendoj se kryesia i ka gjithë elementët i ka studiuar dhe ka ardhur në konkluzionin se ne duhet të vazhdojmë me një mandat të dytë.

I pyetur se sa e vështirë është të fitohet Lezha, Ndreu tha se zgjedhje të lehta nuk ka dhe se kush e mendon këtë është i predispozuar të humbë. Ai theksoi se ata kanë arsye të dalin para opinionin publik dhe të kërkojnë një mandat të dytë.

Kemi modele të dukshme dallimi dhe është e natyrshme që ne të pretendojmë se diferenca me atë që gjetëm dhe kishim është shumë e madhe dhe mendoj se opinioni publik në Lezhë është një opinion që gjykon lehtë dhe e do punën dhe vlerëson atë. S’ka pse të bëjë eksperimente të dëmshme. Pretendojmë që të jemi një ndër qytetet më elitë në nivel turizmi. Përveç turizmit dhe agroturmi në Lezhë dhe gjithë objektet e trashëgimisë kulturore, gjithçka është zhvilluar, infrastruktura, struktura qytetit, bujqësia me gjithë fluksin e punës së bërë nga kanalet kulluese dhe mendoj se komuniteti lezhian s’ka si të gabojë në përzgjedhjen e vetë. Të gjithë votuesit do shkojnë te kutia e votimit dhe të gjithëve do ju tregojmë se ku ishim dhe ku shkuam dhe çfarë do bëjmë dhe të gjithë do ju tregojmë se zhvillimi i Lezhës ka stafin e duhur dhe nuk mendoj se Lezha do bëj eksperimente në dëm të zhvillimit të këtij qyteti.

Ndërsa pyetjes se sa e ka mbështetjen e qeverisë, Ramës, Ndreu tha se vetë rikonfirmimi i tij tregon mbështetjen dhe e dyta mbështetja e qeverisë ka qenë në dy plane e para në gjithë fluksin e investimeve të sjella në Lezhë dhe e dyta që emrin tij është marrë shembull për mirë nga kryeministri.

Kjo mbështetje do vazhdojë dhe kjo është një arsye më shumë për të marrë një mandat të dytë sepse kemi disa projekte me kryeministrin për të kthyer Lezhën në një nga qytetet më të mira në Shqipëri. Ne do hyjmë dhe do kemi prioritet zonat rurale që kryesisht janë lënë pak pas dore, dhe pse kemi ndërhyrë me ndriçimin, kanalet kulluese, do kemi prioritet në mandatin e dytë rikualifikimin e të gjithë zonave rurale dhe do bëjmë të mundur të zhvillojmë atë që është gjeneratori i ekonomisë për Lezhën, turizmi. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me një program të ardhur nga BE, për bujqësinë ku fermerët duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të kenë asistencën e bashkisë për të përfituar nga fondet. Sot që flasim ne kemi një koncesion shumë të madh që po përpiqemi ta japin për vreshtarinë. Oferta nga biznesi që ne ju hapim rrugën për tu zhvilluar dhe sot që flasim kemi një ofertë biznesi që do bëjë një investim të madh në vreshtari një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, por gjithçka do ja lëmë kohës dhe ne jemi gjithnjë në mbështetje të investimeve të tilla, jemi në punë të përditshme që të gjitha aspektet e bujqësisë dhe turizmit sepse duke i lidh të dyja bashkë i japim zhvillim kësaj zone dhe garanci se ne do kthehemi në një nga qytete më të bukura dhe dinamike në vend.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Gara për Lezhën, Ndreu: Po punojmë për programin elektoral, projekte të reja na presin | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.