MC Networking

Franca protestë për rritjen e moshës së pensioneve/ Biçaku: Ndjehet tërheqje e butë e qeverisë, javën e ardhshme takim me sindikatat

Sindikatat në Francë i bënë thirrje presidentit Emmanuel Macron që të tërhiqet nga planet e tij për të rritur moshën e daljes në pension, teksa në disa qytete filluan sërish grevat dhe demonstratat.

Gazetari Dashamir Biçaku, në një komunikim për “MCN live” nga Franca, thotë se llogariten mbi 1 milionë e 200 mijë protestues të cilët kundërshtojë planin e Macron dhe të kryeministres Elisabeth Borne për shkak të reformës kundërthënëse për pensione.

Miliona njerëz kanë protestuar kryesisht në mënyrë paqësore dhe i janë bashkuar grevave që nga mesi i janarit për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj planeve të Macron,

Që nga janari kur kanë filluar protestat masive janë bashkuar qindra mijëra protestues, të cilët kanë qenë kundër kësaj reforme. Që në ardhjen e znj,.Borne në krye të qeverisë, një nga detyrat e saj ishte që të vijonte reformat dhe të miratonte këtë projektligj i iniciuar edhe nga administrata e parë e Macron në 2018, por që u shua për shkak të protestave që filluan edhe atëherë.

Autoritetet, vetëm dje kanë llogaritur 740 mijë protestues, kure Sindikata e punëtorëve ka folur për 1 milion e 200 mijë protestues.

Situata ka ardhur duke u rënduar dhe gjatë javës së ardhme pritet që sindikatat të kryejnë mobilimin për të tejkaluar ato që janë kryer në dy protesta e kaluara që supozohen se kanë pasur mbi 3 milionë protestues.

Gazetari Biçaku thotë se ka një tërheqje të lehtë të kryeministres Borne për faktin se ajo ka kërkuar një takim përgjatë javës së ardhshme me drejtuesit e Sindikatave të punëtorëve dhe me ata të protestuesve.

Macron ka dhënë mbështetjen për kryeministren Borne, duke i cilësuar reformat si të rëndësishme edhe pse ka thënë se nuk është kjo zgjidhja më e mundshme, por ka qenë zgjidhje e detyruar për qeverinë.

Nga ana tjetër Borne ka shprehur dhe ka kërkuar një negocim me sindikatat dhe pritet që gjate javës së ardhshme, ajo të kërkoj takim me drejtuesit e sindikatave dhe grupet udhëheqëse të protestuesve.

Duket si një tërheqje e butë nga situata, për momentin, ndërkohë që thuhet se kanë nisur të ketë edhe zëra që janë kundër znj.Borne, edhe nga brenda vet partisë së Macron.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Franca protestë për rritjen e moshës së pensioneve/ Biçaku: Ndjehet tërheqje e butë e qeverisë, javën e ardhshme takim me sindikatat | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.