MC Networking

Vishaj: SPAK ka nisur të funksionojë, shkallët po i shkelin zyrtarë të lartë

Juristi Saimir Vishaj në ‘FactCheck’ në MCN TV ka komentuar fletëthirrjen e Olta Xhaçkës në SPAK për të dhënë deklarime lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj.

Ai tha se e rëndësishme është se shkallët e SPAK kanë nisur ti ngjisin zyrtarë të lartë, si ministra apo kryetar bashkie. Sipas tij, e gjithë kjo tregon se SPAK ka nisur të funksionojë e cila duket tek ata zyrtarë të lartë që sot janë pas hekurave.

Për mua asnjëherë nuk është vonë për veprat penale që i sjellin dëm shtetit apo interesave të personave të caktuar. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që çdokush duhet të përgjigjet dhe në rastin konkret lidhet me një detyrë të saj të mëparshme dhe vërej se vartësit kanë bërë kallëzim dhe legjitimohet dhe në rastin konkret kur kallëzimi vjen nga vetë strukturat çështja është serioze. Kemi një person se deklaron mbi bazën e fakteve që ajo dëshiron të japë. Në një moment të dytë kur të jetë në prani të avokatëve të saj mbrojtës atëherë do atribuohen të gjitha faktet dhe provat që ka SPAK. E rëndësishme është se shkallët e SPAK kanë nisur ti ngjisin ministra në detyrë, sepse s’ka rëndësi hetimi për ish ministrat por për ata që janë në detyrë dhe duhet parë nëse SPAK vërtet do realizojë qëllimin për të cilin është ngritur dhe sot tregon se realisht në burg kemi një ish ministër, sekretarë të përgjithshëm, kryetar bashkie çka tregon se SPAK ka nisur të veprojë. Gazetarët janë të interesuar për të marrë objektin pse është thirrur Xhaçka, por mendoj se kjo është një fitore e organit drejtues se tregon se po arrihen dhe të paprekshmit.

Në vijim ai theksoi se një hetim është se vetë ministrja duke hequr çdo paragjykim është në rrethin e subjekteve që hetohet vetëm nga SPAK.

Hetimi për këto subjekte është vetëm objekt i SPAK, e cila jo vetëm për subjektin por dhe për veprat penale që akuzohet. Këto vepra arrijnë deri në 7 vite burg, por ajo që shoh është se jo vetëm fajësia por dhe dëmi që i ka bërë shtetit sepse në fund fare SPAK nëse gjen fajtorë do fillojnë konfiskimi i pasurive. Megjithatë duhet theksuar se jo çdo person që ngjit shkallët e SPAK është i fajshëm, çdokush është i pafajshëm për aq kohë sa nuk ka një vendim. Hetimi është hetim, i dyshuar.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Vishaj: SPAK ka nisur të funksionojë, shkallët po i shkelin zyrtarë të lartë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.