MC Networking

Lista për Euro 2024/ Baku: Silvinjo kërkon një kombëtare 100% kuq e zi, që më parë nuk ka qenë

Në prag të ndeshjes me Poloninë më 27 mars,  e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2024, në grupin E trajneri i kombëtares Silvinjo bëri zgjedhjet e bëra dhe la jashtë listës disa emrave.

Ai tha se kishte parë më shumë se 240 ndeshje në Evropë për të arritur të 30 lojtarët e përzgjedhur për Poloninë.

Ketë fakt gazetari i sportit, Ervin Baku, në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN tv, e quan një përzgjedhje vetëm për ndeshjen me Poloninë dhe se ata nuk janë përjashtuar përgjithmonë.

Silvinjo ka bërë një zgjedhje vetëm për ndeshjen me Poloninë, të datës 27 mars. Edhe ato që janë përjashtuar, nuk është se janë përjashtuar përgjithmonë, kujtojmë këtu Çekiçin, Roshin, etj.

Ai është fokusuar te kjo ndeshje me Poloninë që është një ndeshje e rëndësishme, sepse kombëtarja nuk bëri një ndeshje miqësore përpara kësaj ndeshje, do të ketë vetëm shtatë ditë stërvitje dhe është një beteje e vërtetë sepse siç thuhet “fillimi i mbarë është gjysma e punës”.

Ta fillosh me një transfertë të vështirë në Poloni, ka dy anë, anën e mirë nëse merr një rezultat pozitiv, dhe anën e keqe, nëse ti nuk merr asnjë lloj pike.

Baku thotë se Silvinjo ka menduar më shumë për një kombëtare 100% kuq e zi, që nuk ka qenë evidente përpara, sesa fakti se a luajnë ata në kampionate të huaja apo atë shqiptar.

Ai ka vizionuar 240 ndeshje dhe ka përzgjedhur 23 lojtarë nga 70 që ka parë.

Patjetër që mudn të kishte edhe të tjerë nga kampionati shqiptar, edhe nga kampionate të huaja, mund të përmend këtu Skuken apo Xhixhen, në majë të sulmit, ndërkohë që ai ka menduar për tre sulmues, por ai nuk do të bazohet në të ardhmen se ku luajnë lojtarët, në Shqipëri, apo jashtë saj.

Por, ai do të përzgjedh më të mirët dhe ajo që është më kryesorja që ka stonuar deri tani, ai kërkon një kombëtare 100% kuqe e zi me shpirt e me zemër në fushë, çka duhet thënë që nuk ka qenë fort më parë, pra, ata që thirren për ta veshur fanellën të japin shpirt dhe zemër e të luajnë fort në fushë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Lista për Euro 2024/ Baku: Silvinjo kërkon një kombëtare 100% kuq e zi, që më parë nuk ka qenë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.