MC Networking

Kalaja: Rama është diktator modern, Kryeministër edhe më i fortë se Ramiz Alia

Aktivisti Aulon Kalaja, i angazhuar edhe në radhët e Partisë Demokratike flet për një opozitë në momente të jashtëzakonshme dhe e quan fatkeqësi që demokracia ndodhet në moment të tillë.

Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, deklaron se pozitën e kemi shumë të fortë por se opozita po dëmtohet në çdo aspekte duke vënë pikëpyetje ekzistencën e demokracisë në Shqipëri.

Sipas tij, ka një luftë brenda disa grupimeve ku nuk la pa përmendur dorën e Kryeministrit, për të cilin tha se e konsideron politikën si një lojë shahu dhe thotë se është dy hapa para kundërshtarit politik, për ta vrarë politikisht, për mos tu futur në zgjedhje.

Nuk jemi më në demokracinë e 32 viteve me para se PD nuk po lejohet të regjistrohet në gjykatë. Nuk përjashtoj krizën e PD mes vetes, por shtysë i jep dhe partia në pushtet.

Kemi të bëjmë me një paranojak që historikisht betejat e veta është munduar ti mbyllë në tavolinë. E ka tmerr votën. Ai ka që në vitin 2009 që nuk bën zgjedhje në partinë e tij.

Me kapjen e opozitës bien të gjithë institucionet. Moslënia e opozitës për të konkurruar është një lajm i keq jo vetëm për PD por për gjithë shqiptarët, ne po shkojmë drejt një skenari monist që duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Berisha është në betejë ballore me zotin Rama, prandaj kam dalë në protesta se besoj se po bëhet një betejë reale.

Ata që nuk organizojnë protesta kanë një arsye shumë të thjeshtë, se nuk kanë njerëz. Unë nuk jam dakord me fjalën revolucion se i përket Partisë Komuniste.

Unë mendoj se PD duhet të kthehet te vlerat dhe leksiku konservator, duhet të zgjidhen fjalët me kujdes.

Demokracia nuk është sport për spektatorë, por për qytetarë aktivë që marrin në dorë fatet e veta. Ti mund të gdhihesh në diktaturë në rast se nuk reagon dhe proteston.

Rama është diktator modern, se e lejon deri diku fjalën e lirë, e lejon protestën, por nuk reagon kurrë, ikën nga zyra e tij dhe nuk reflekton.

Për zgjedhjet e 14 Majit, Kalaja shtoi se bëhet fjalë për një votë shumë të thjeshtë ku do të lexohen emrat në fletën e votimit.

Kemi 10 vjet me këtë Kryeministër dhe akoma thotë që “fajin e ka Saliu”. Rama është Kryeministri më i plotfuqishëm që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe më i fortë se Ramiz Alia.

Se pushteti i tij është i sofistikuar, që ka kapur katër pushtetet kryesore, ekzekutivin, legjislativi që kontrollon punën e ekzekutivit, por në Shqipëri nuk e kemi sepse është zgjatim i pushtetit të Kryeministrit, është vetë Rama si kryetar Parlamenti, si deputet dhe gjithçka.

Fakti që Rama kontrollon pushtetin gjyqësor... edhe pse ka ishuj të vetmuar, ky është Kryeministri më i fuqishëm në Shqipëri. Pushteti i katërt është media dhe gjithë televizionit kombëtare i ka Rama.

Rama është kryeredaktor i mediave shqiptare, bashkë me Veliajn. Njerëzit e zotit Veliaj janë njerëzit kryesor që drejtojnë Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Të gjitha këto pushtete i ka ai. Po kthehet jo në një diktaturë, por në një demokraturë. Fjalë e re, hibride që kas lindur nga regjimi i zotit Rama.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kalaja: Rama është diktator modern, Kryeministër edhe më i fortë se Ramiz Alia | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.