MC Networking

Zgjedhjet në ASH/ Fuga: Janë “farsë”, Akademia nuk është as pronë e Gjinushit as e Kryesisë, do t'i shkoj deri në fund (VIDEO)

Skënder Gjinushit i hapet udhë për t’u rizgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave me një mandat të dytë, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tanishëm.

Një grup deputetësh kanë propozuar ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, që sipas akademikut Artan Fuga, është bërë prapa krahëve të akademikëve dhe pa u konsultuar me ta.

Fuga që ka shprehur iniciativë për të kandiduar për kryetar të ASH, thotë në “MCN live” se iniciativa e dy deputetëve Osmet Beqiraj dhe Petro Koçi, është fyerje e ndaj deputetëve pa u marrë paraprakisht mendimi i tyre.

Dy deputetë Ismet Beqiraj dhe Petro Koçi, prapa krahëve të akademikëve, prapa kurrizit të Asamblesë së Akademisë së Shkencave kanë iniciuar një iniciativë ligjore, në Kuvend, ku veç të tjerash ka dy element, “Të ndryshuar ligjin ekzistues që e ndalon kryetarin dhe nënkryetarin për të pasur dy mandate radhazi, duke kërkuar që kjo ndalesë të hiqet. Të hequr ndalesën ligjore për ta ushtruar detyrën e kryetarit përtej moshës 75 vjeç.

Dje i gjithë sulmi i kryesisë mbështetej këtu, se këto fakte që unë po jap janë të gënjeshtra të rreme dhe unë kërkova që të tregoja dokumente, që publiku të shikoj së kush gënjen.

Pyetja ime është që është shkresa nr.55, unë shikoj së janë dy emra me firmë, që ia keni drejtuar këtë propozim zonjës Lindita Nikolla,  prapa krahëve të ASH, sepse në mbledhjen e fundit të Asamblesë, i është bërë një pyetje kryesisë që dini gjë ju për këto dy mendime që po kërkohen dhe nga z.Gjinushi është thënë që ne nuk dimë gjë, është punë e deputetëve.

Tani pyetja ime është çfarë ka kryesia e ASH me mendimin tim që unë kritikoj këtë iniciativë ligjore dhe çfarë ka ajo ka kur pse mbron deputete e kur këta marrin iniciativë ligjore pa pyet akademinë dhe pa pyetur ata, duke na fyer shumë rëndë dhe duka na fyer me statusin e tyre sepse kërkojnë që për çdo iniciativë ligjore të merret mendimi i të interesuarve.

Për akademik Fugën, Akademia e Shkencave nuk është as pronë e Skënder Gjinushit dhe as e kryesisë së Akademisë dhe se kësaj çështje ai do ti shkoj deri në fund.

Akademia e Shkencave nuk është as pronë e Skënder Gjinushit, as e kryesisë së ASH, madje as e anëtarëve të Akademisë, ajo është një e mirë publike, që i takon publikut shqiptar dhe të tërë komunitetit shkencor e universitar.

Unë e quaj sfidë sepse unë jam duke menduar kandidimin tim për kryetar dhe se do ti shkoj deri në fund kësaj gjëje. Nxis, motivoj dhe thërras edhe anëtarët e tjerë të asamblesë të kandidojnë.

Ka 30 vjet ASH që del me vetëm një kandidatë, zgjedhjet janë farsë.

Sot jam duke konsultuar që ky ligj të mos ndryshohet sipas dëshirës së dy deputetëve që punojnë prapa kurrizit të akademikëve.

Unë do ti shkoj deri në fund, nesër do ti drejtohem me një letër ku do të tregoj se sa e gabuar është kjo iniciativë, do të takohem personalisht edhe me të dy deputetet, sepse Beqiraj para 4 vitesh ka qenë ndër njerëzit e aposionuar për këtë ligj, dhe pikërisht katër vjet më vonë është ndër iniciatorët e ndryshimit themelor të këtij ligji.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Zgjedhjet në ASH/ Fuga: Janë “farsë”, Akademia nuk është as pronë e Gjinushit as e Kryesisë, do t'i shkoj deri në fund (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.