MC Networking

Llazo: Kostot e jetesës janë të larta, shqiptarët janë më të prirur të mos bëjnë shumë fëmijë

Pedagogia Ana Llazo duke folur në “MCN Economy” mbi kostot e rritjes së një fëmijëve tha se për shkak të kostove të larta të jetesës shqiptarët janë të prirur që të mos bëjnë shumë fëmijë.

Mendoj që ka ndryshuar në kohët e fundit, 5-6 vitet e fundit. Mendoj që shqiptarët tashmë janë të prirur që të mos bëjnë shumë fëmijë. Janë më të përqendruar te bashkëjetesa se sa te martesa dhe lindja e një fëmije, kjo lidhet drejtpërdrejt me çështjen ekonomike. Duke qenë se kostot e jetesës janë të larta kjo i pengon shqiptarët që të marrin një vendim të tillë.

Mendoj që raporti është më i lartë i investimeve që prindi bën me atë çka merr. Diçka që nuk e marrin nga shkolla ata e paguajnë shtesë, ndërkohë që mund ta merrnin direkt nga shteti. Investimi në arsim është gjithmonë i duhuri dhe një prind do më të mirën për fëmijën e tyre. Për sa u përket studentëve është më e thjeshtë, sepse në universitet studentët edhe mund të punojnë. Mendoj që investimi në arsim nuk është kurrë i tepruar. Është e vërtetë që kur fëmijët janë më të vegjël shpenzimet janë më të ulëta. Por edhe fare fare të ulëta s’mund të jenë, pasi çdo fëmijë ka kërkesat e veta. Kohët e fundit janë futur më shumë kostot e dëfrimit. Nuk do t’i quaja të ekzagjeruara pasi i bën ato më kreativ, të ndihen më të lumtur me veten".

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Llazo: Kostot e jetesës janë të larta, shqiptarët janë më të prirur të mos bëjnë shumë fëmijë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.