MC Networking

Bllokuan foltoren/ Tetë deputetët e opozitës përjashtohen nga Kuvendi për 10 ditë

Bllokimi i foltores nga ana e deputetëve të opozitës në seancën parlamentare të javës së kaluar, solli kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste për përjashtimin e 8 deputetëve të Partisë Demokratike.

PS bëri kërkesë për 8 deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. 

Në përfundim të mbledhjes të zhvilluar sot te Komisioni i Votimit dhe Etikës, u mor vendimi për përjashtimin me 10 ditë të këtyre deputetëve.

Sipas tyre ky vendim përbën një shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit dhe një akt që cenon pluralizmin në vend.

Në dy seancat e fundit opozita ka bllokuar foltoren, duke mos lejuar zhvillimin normal të parlamentit, dhe si kundërpërgjigje mazhoranca ka përjashtuar në total 13 deputetë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Bllokuan foltoren/ Tetë deputetët e opozitës përjashtohen nga Kuvendi për 10 ditë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.