MC Networking

Qeveria rikallëzim për 21 janarin/ Çipa: Jemi para një procesi të ripolitizuar, të dyja palët sjellin qasje politike para zgjedhjeve (VIDEO)

12 vjet pas ngjarjes tragjike në Bulevard, ku u vranë katër protestuesve, qeveria bëri një kallëzim të ri kundër Sali Berishës dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Bashës, referuar së fundmi edhe transkripteve të publikuara të komunikimit radio, ku citohej gatishmëria për zjarr.

 Lidhur me këtë, kreu i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa, në “MCN live”, u shpreh se nuk teksa çështja ngeli peng përgjatë 12 viteve, nuk pret zgjidhje të kësaj çështje.

Sipas tij, rihapja e kësaj çështje nënkupton një proces të ripolitizuar, ky të dyja palët i japin procesit qasje politike para zgjedhjeve.

Kallëzimi i bërë nga ministri i Drejtësisë, thjesht do të na sjell para një procesi i cili do të mbetet në analet e zvarritjes dhe jo në atë që pret publiku dhe familjet.

Lënia deri tani në nivelin e Prokurorisë së Tiranës, e jo në atë të Krimeve të Rënda, tregon se nuk e ka marre rëndësinë e duhur. Palët e kanë politizuar këtë proces, dhe sot jemi para një kapitulli të ri, të ripolitizimit.

Ende nuk kemi një përpjekje nga kallëzues për të shtuar prova shtesë, për të arritur atë që quhet argument faktelogjik.

Ky është një krim i mbetur pa ndëshkuar, për arsyen e vetme se vet procesi ka qenë pothuajse i munguar, dy prej vrasjeve janë pa autor, dhe kjo është arsyeja që mbetet proces i hapur.

Sot jemi para një momenti të ri që të dua palët të krijojnë edhe një kontest elektoral dhe detyrimisht i japin këtij procesi edhe një qasje politike.

Sipas Çipës, hetimi nga SPAK për këtë çështje duhet të rinisë dhe të kthehet në agjendën e hetimit.

Investigimi teorikisht është proces, mjafton në këtë rast gazetari ka sjellë një element që ti ta emërtosh si pjesë të investigimit. Ky është proces që nuk vë vetëm në provë sjellën tradicionale por vendos imazhin dhe besueshmërinë e Prokurorisë së Posaçme nëse këtë dosje e nis dhe e hap si dosje të veçantë, pavarësisht të tjerave që janë kërkuar.

Nëse niset hetimi mbi bazën e indiceve të reja është detyrë e SPAK të konvertojë në prova, dhe ti verifikojë si të tilla, cilat janë ato.

Janë dy gjëra, e para, urdhër dhënia nuk ka qenë pjesë e hetimit, e dyta, pengimi i hetimit dhe zhdukja e provave nuk kanë qenë pjesë e hetimit, janë prova që u zhduken, të gjitha këto pyetje retorike kanë qenë të shteruara në arsyetimin e ekspertizën publike.

Nëse pretendohet që këto çështje të rikthehen në agjendën e hetimit si detyrë e SPAK, atëherë mund të ndryshojë situata.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Qeveria rikallëzim për 21 janarin/ Çipa: Jemi para një procesi të ripolitizuar, të dyja palët sjellin qasje politike para zgjedhjeve (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.