MC Networking

51 të vdekur, sot 3 vjet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit

Ditën e sotme shënohen tre vjet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Durrësi dhe zona e Thumanës pësuan dëmet më të mëdha, ku si pasojë e shembjes së qindra banesave dhe pallateve mbetën të pastreha shumë familje.

Por ndonëse kanë kaluar tre vjet një pjesë e familjeve të mbetura të pastreha, vijojnë të jenë ende të tilla, ku nuk janë të paktë ata që qëndrojnë në çadra, duke mos e marrë ende banesën e premtuar nga rindërtimi.

Zyrtarisht tërmeti u klasifikua 6.4 ballë i shkallës rihter, ndërkohë që pasgoditjet vijuan për disa ditë, duke krijuar panik në njerëz, arrati nga shtëpitë e tyre dhe pasiguri për t’u kthyer mbrapsht.

Për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas tërmetit shtete të ndryshme ofruan ndihmat e tyre, ku disa lagje janë krijuar nga e para, duke kompensuar të dëmtuarit dhe shumë të tjerë mbesin ende në pritje, për të pasur një çati mbi kokë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
51 të vdekur, sot 3 vjet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.