MC Networking

Çipi: Të mbrohen fëmijët, i padrejtë imponimi se gjinia nuk ekziston. Njeriu lind mashkull ose femër

Regjisori Kastriot Çipi, deklaron se është kundër dhunës që shfaqet me shumicë pa kritere në televizionet tona dhe që mund t’i shohin fëmijët lirisht.

Ai tha në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, se ka dhunë në televizionin publik pa kurrfarë kontrolli dhe se jemi vendi i vetëm në Europë pa censurë për filmat në kinema dhe televizion.

Sipas tij censura paraprake e mediave është e ndaluar në Kushtetutë por se mund të censurohet dhe klasifikohet për kategori të caktuar.

Nëse bordi do të ekzistonte në Shqipëri dhe gjykon se një film është i ndaluar, nuk duhet lejuar. Bordi nuk është ngritur kurrë, ndonëse në ligj e kemi. Kemi mbi 100 kanale që transmetojnë filma, por nuk ka kontroll.

Lidhur me komunitetin e homoseksualëve, tha se nuk i intereson se sa për qind e popullsisë është gej, por se i intereson që fëmijët të mbrohen.

Sipas tij, çështja nuk është a lindin apo bëhen, pasi do i respektonte njëlloj liritë e komunitetit LGBTQI+.

Unë kam të drejtë ta quaj veten bir dhe baba, nuk jam prindi 1 dhe prindi 2. Ke të drejtë të kesh identitetin tënd, por jo të më imponosh orientimin seksual.

Unë e pranoj se ai që ndihet çdo lloj gërme e LGBTQI+, të bëj ç’të dojë me veten dhe partnerin e tij. Edhe djali im të ishte gej, do e doja po njëlloj. Nuk e mohoja fëmijën tim.

Por s’kanë të drejtë të na imponohen dhe të thonë që gjinia nuk ekziston.

Teoria gjinore fillon nga një pikënisje e mirë, që të mbrohen nga diskriminimi pakicat LGBTQI dhe hidhen në kundërsulm se nuk ka gjini.

Por gjininë nuk e zgjedh, zgjedh orientimin seksual. Njeriu lind mashkull ose femër. Gjinia është e përcaktuar që në lindje.

Njerëzimi ka mijëra vjet që ka dy gjini, tani na thonë që nuk është kështu.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Çipi: Të mbrohen fëmijët, i padrejtë imponimi se gjinia nuk ekziston. Njeriu lind mashkull ose femër | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.