Një banesë dy katëshe në fshatin Rraja e Zezë në Mirditës, rrezikon që të shembet.
Gjithçka për shkak të rrëshqitjes masive të dheut, ku shembjet i janë afruar themelit të shtëpisë.
Familjarët që jetojnë në banesë i bëjnë thirrje autoriteteve për evakuuim për shkak se ndihen të rrezikuar.
Kjo pasi rrëshqitja mund të thellohet në çdo moment dhe mund të marrë me vete shtëpinë.
0 Comments: